Albspirit

Media/News/Publishing

Dosja e pronave të Alda Klosit, zyrtarja që iu vodhën mijëra euro nga pastruesja me 2 shtëpi “të dhuruara” në Shëngjin

Zyrtarja e shtetit Alda Klosi, në banesën e së cilës u vodhën rreth 120 mijë euro dhe bizhuteri nga pastruesja dhe djali i saj, rezulton se është pronare dhe bashkëpronare e të paktën 7 pasurive të palujtshme dhe e një makine.

“Ora News” sjell ekskluzivisht të dhëna zyrtare mbi pasuritë e zonjës Klosi, e cila ka punuar si shefe e Kabinetit të ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, por edhe Këshilltare në Kryeministri.

Konkretisht, rezulton se Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2.

Nga të dhënat e siguruara, ajo rezulton se është bërë pronare e pasurive në tetor të vitit 2021 me kontratë dhurimi.

Por ajo çfarë është e paqartë është fakti se nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Alda Klosit.

Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin i një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë.

Zyrtarja e shtetit është gjithashtu bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2.

Po ashtu, Klosi ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013.

Ndërkaq lidhur me veprimtarinë kriminale të pastruyese Rozeta Dobi dy shtetasit L. C dhe A. D mësohet se janë dy kallëzuesit e tjerë që kanë shkuar në Komisariatin nr.2 dhe kanë bërë kallëzim.

Ata janë kontaktuar nga policia dhe kanë bërë kallëzimin pasi rezulton të jenë vjedhur.

Please follow and like us: