Albspirit

Media/News/Publishing

Nurie Emrullai: Kruspull n’tokë

 

Këmba m’u fut në ujë,

u mbulua me yje.

Qiellin shkela.

-ëndërr

Nuk e dija se duart e mia

depërtojnë aq thellë në tokë

sa gjejnë rrënjët e rrënjëve të tyre.

Zgjatimet i lëmë këtu.

-lindje

Nuk e dija se duart e mia

mund të kapnin cepat e yjeve

dhe të luhateshin me to.

-fëmijëri

Nuk e dija që buza ime

mbyll plagë të tokës,

që s’dihet kush i la hapur.

-zgjim

Sot mungoi ag i ditës

kur prej qielli, ylli i mëngjesit flakëroi,

s’pata asnjë dëshirë se atë yll e ndaja me dikë…

-rritje

Drunjtë e hijes sime u prenë.

Tani mbeta lakuriq përballë diellit.

Ora nuk shënoi 12.

-makth

Please follow and like us: