Albspirit

Media/News/Publishing

Taulant Muka: Punësohet në Harvard, refuzohet nga Universiteti i Tiranës!

Dje, pata një telefonatë me një kërkues shqiptar që po bën studimet postdoktorature në Universitetin e Harvardit. Kishte mbaruar doktoraturat jashtë vendit, me publikime ne revistat më prestigjioze në fushën ku bënte kërkim. Ishte kthyer në Shqipëri pas doktoraturave dhe kishte aplikuar për punë si lektor/kërkues në Universitetin e Tiranës.

Universiteti i Tiranës e kishte refuzuar, pa asnjë komunikim të qartë se pse. I riu më pas kishte aplikuar për pozicione të tjera jashtë vendit dhe ndër të tjera, u pranua në Harvard, ku dhe ai punon aktualisht.

Ky nuk është i vetmi rast që dëgjojmë nga vendi ynë për të rinj dhe të reja të suksesshëm në shkencë qe institucionet tona universitare i refuzojnë, ndërkohë që vendi ynë ka shumë nevojë për potenciale të reja dhe një vizion të ri në arsimin e lartë dhe shkencë.

Në rrugëtimin për kthimin në Shqipëri si akademik të shumë të rinjve dhe të rejave që kanë studiuar dhe punuar jashtë, Ministria e Arsimit të kërkon dhe konvertimin e diplomave dhe titujve akademikë.

Shkon ne Harvard, Oxford dhe Stanford, universitet lider në botë dhe asnjë prej tyre nuk të kërkon konvertim dhe njehsim diplome/titulli akademik. Vendi ynë që ka universitetet me renditjen më të ultë në rajon dhe Europë, e kërkon! Çmenduri!

Nëse e duam vendin tonë dhe duam zhvillim, duhet të fillojmë të ndërtojmë politika që lehtësojnë dhe jo bllokojnë thithjen e trurit!

Please follow and like us: