Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Energjia e pashtershme e dashurisë…

“Kurr arritja e qëllimit përcillet me dashuri, jeta merr kuptimin e plotë“, Vlora Obertinca.

“Sa bukur ndjehemi para se të na zëjë gjumi, kur mendojmë se ditën e nesërme na presin takime me njerëz që i kemi afër zemrës. Vetëm mendimi për ngjarjen që na pret na lumturon shpirtin, se lëre më vetë takimin.

Metafizika dhe fizika kuantike e ka shpjeguar këtë dukuri që nga ekzistenca e Universit dhe vetë njerëzimit. Duke e parë aplikimin e energjisë së dashurisë dhe efektet pozitive në shëndet dhe në jetëgjatësi të njerëzve në Lindjen e Largët, shkencëtarët amerikanë në dekadat e fundit kanë filluar ta  analizojnë këtë dukuri.

Ata përfundimisht kanë nxjerrë përfundime shkencore, të cilat përkojnë me mësimet metafizike dhe ato të fizikës kuantike.

Doktori dhe autori i famshëm amerikan Dr. Mark Hyan shpjegon edhe nga aspekti shkencor, zbulimet më të reja në Epigjenetikë, sa i përket rigjenerimit të gjeneve. Ai thotë se ‘duke jetuar dhe duke punuar me energjinë e dashurisë, genet e sëmura shërohen dhe rigjenerohen’. Kjo do të thotë se genet tona mund të ndikohen nga rrethi ku jetojmë, duke pësuar ndryshime rrënjësore në kuptimin pozitiv të fjalës dhe anasjelltas.

Nga tërë kjo vijmë në përfundimin që është mirë të dashurojmë sa të mundemi. T’i duam të gjithë ata njerëz që na i do zemra e na i kërkon shpirti. Kjo sepse zemra ka inteligjencën dhe frekuencën e vet të komunikimit. Dhe kur bie në kontakt me zemrën tjetër që frekuenton në nivel të njëjtë energjetik, që të dy qendrat energjetike të zemrës janë të hapura për shkëmbim energjie. Kështu duke shkëmbyer energjinë e dashurisë, pa asnjë ndërhyrje mjekësore nga jashtë ato e shërojnë njëra-tjetrën në mënyrë natyrale.

Andaj them, shmangijuni energjisë negative si urrejtja, xhelozia, inati të cilat shkatërrojnë genet dhe sjellin sëmundje. Aplikoni gjënë më të bukur që ekziston, dashurinë për veten dhe të tjerët, sepse kështu jetoni  të lumtur, gjatë dhe shëndetshëm“.

Please follow and like us: