Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Runa: NË ARDHSH NJË DITË

Ti mund të vish vërtet një ditë
Nga rruga ku je nisur.
Po unë flokët do t’i prish
Ashtu siç t’i kam prishur.
S’të puth dot si dikur me ndrojtje,
S’hesht dot si i pafaj.
Dhe s’bëj dot më me zjarr premtime
Kur dihet që s’i mbaj.
S’jam më adoleshet i turpshëm
Që skuqej para teje.
S’jam as naivi i dikurshëm
Që për çdo gjë merr leje.
Ndaj mos kërko më kot tek unë
Të çiltrin gjer në dhimbje.
Se ajo moshë dy herë s’vjen kurrë
Jeton veç në kujtime.
Po dhe në ndodhtë të vish një ditë
Nga rruga ku je nisur,
Unë flokët prapë mund të t’i prish,
Por… jo siç t’i kam shprishur!…
Please follow and like us: