Artan Hoxha: Përveç Alda Klosit janë grabitur edhe tre banesa ministrash
Detaje të reja janë bërë me dije rreth vjedhjes spektakolare të ish-zyrtares Alda Klosi nga sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin e saj.
Gazetari Artan Hoxha ka bërë sot deklaratën e fortë se vjedhje të ngjashme ka ndodhur edhe disa vite më parë, ku janë marrë shuma më të mëdha parash.
Sipas gazetarit, tre persona që kanë rënë pre e vjedhjeve kanë qenë ministra.
“Grabitje të tilla kanë ndodhur në vlera më të mëdha. Në vitin 2016 kanë qenë të paktën 8 cope. Tre nga ata ishin ministra të asaj kohe. Por asnjëri nga ata nuk pranoi që ishin grabitje. Ky rast e detyroi kryeministrin sot, që tha, u hap llumi”, u shpreh Hoxha.
Please follow and like us: