Odise Kote: Mjegulla ngrihet ngadalë në ag…
Mos i zhubros faqet e shkruara, le të rrëshqasin në kosh.
Më shfaqet para syve farkëtar i paepur, djersënxirë.
Jezu Krishti ishte burrë i mirë, mbushur shpresë,
iluzione drite e dhurimi në margjinat e fantazisë.
Kam mbërritur tek kufiri, e kërkoj një kufi tjetër të epërm.
Dëshirë pērvëluese tē zhbësh kohën e humbur në ferr.
Armik i dashurisë mërzia. Mund tē më lexosh
dhe për ca kohë. Pamjet e shkruara s’mund t’i harrosh asnjëherë.
Mjegulla ngrihet ngadalë në ag si çarçaf martesor,
dhe në tokë zbulohen gjurmët e plagëve.
Tē vdekurit ju mësojnë sekrete mbijetese,
udhëtime të pambaruara dhe aventura të gjallëve.
Atje në oqean të kërkimit, marinar i braktisur, i pafat,
Kristofor Kolombin a do ta pres ndonjëherë?
Secili bën detyrën e tij në farkën e mëvetësishme,
ndërsa e godasim aq herë, sa hekuri është i nxehtē…