Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Grua që duhej të ikje…!

 

Ka kohë që s’të shoh në thellina,

nuk e di ku ke shkuar.

Grua me fustan të bardhë,

me jakë hermeline.

 

Në netët e pazëshme

ka disa gjëra bosh,

për të cilat s’di pse nuk flasim?

Si përshembull:

portreti yt me dy pamje,

sakrifikuese dhe seksuale.

 

Harrojmë se shumicën e kohës,

shpesh herë,

endemi të kapur përdore në terr,

deri sa ndizet një dritëz e zbehtë.

 

A shëtit ndonjëherë nëpër mend,

(efekt që e sjell kombinimi

mē shumë)

dita kur shkuam në arë të kornim misër,

unë ndiqja një lepur si i marrë,

dhe pastaj lakuriq kridheshim nē lumë?

 

Grua me fustan të bardhë,

me jakë hermeline,

që më fshihesh në kujtesë.

Ishe ti që mē mësove si t’i prek,

edhe zjarrin edhe retë…

Please follow and like us: