KOLEGJI AAB ORGANIZON TRAJNIMIN E RADHËS NË PËRDORIMIN E APLIKACIONEVE MICROSOFT OFFICE
13 Janar 2023

Qendra e Karrierës së Kolegjit AAB në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike do të organizojnë trajnimin e radhës për zhvillimin e shkathtësive të studentëve në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office, MS Word dhe MS Excel i avancuar.
Studentë të përzgjedhur të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB do të jenë trajnues për 4 javë, duke dëshmuar përkrahjen që u ofrohet studentëve dhe aftësitë që fitojnë ata, për të ndihmuar studentët e tjerë të Kolegjit AAB.
Të interesuarit për pjesëmarrje në trajnim mund të regjistrohen në këtë link: https://qendraperkarriere.aab-edu.net/
Për çdo pyetje shtesë mund të kontaktoni koordinatoren e Qendrës së Karrierës përmes emailit: gresa.makolli@aab-edu.net
Kolegji AAB organizon trajnimin e radhës në përdorimin e aplikacioneve Microsoft Office