Albspirit

Media/News/Publishing

Zhuliana Jorganxhi: Natasha Lakos

 

Më kërkove rrugëve të Korçës.

perëndimi ulej atë çast këmbëve të saj,

thyente kokën nëpër kalldrëme,

gurët bëheshin fjalë xhevahir.

në kërkim të tyre nuk e di

më gjete a të gjeta.

 

Erdhi një kohë,

që besuam se erdhi,

diku në një cep dhjetori ‘nëntëdhjetë,

besuam se gjetëm rininë e shpirtit të humbur,

nën dritën e xhevahirit të fjalës së lirë

nuk e di,

më rigjete a të rigjeta.

 

Është një kohë tani,

që nuk e di në është…

rrugëve të botës

enigma e fjalës na bën ende shenjë.

rend unë a rend ti,

të kërkoj a më kërkon,

nën dritën e xhevahirit të gjuhës sonë,

të gjej a më gjen

nuk e di…

Please follow and like us: