Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Avdush Canaj

 

NË PUSHIMORE

Në pushimore të strofave me petale

Harabelat e zanoreve luajnë

Sonatën e dytë të tulipanëve.

 

ME ZEMRËN E VET MË MBULONTE

Kur më mashtronte gjumi

nga lodhja ndonjë ditë.

 

im atë mezi ngrihej shtratit:

Do të ftohesh, o dritë!

 

Për mua Zotit atje, lart,

kush e di sa lutje i dërgonte.

 

Në vend të batanijes,

me zemrën e vet më mbulonte.

 

FLUTUROJNË SHQIPONJAT

Fkuturojnë shqiponjat,

fluturojnë,

qiellit pa re të Dardanisë.

 

Sa u ka hije krahëve

flamuri i Arbrit!

Hije sa u ka!

 

Ndalu shqiponja ime,

mërrmë  atje lartë

të shoh magjinë e Atdheut

si ti!

 

Qiellit jehon një këngë lirie

e vjen e rritet,

e vjen e rritet,

nga Kosharja e lavdisë.

 

Ison mbajnë malet epike

me fyjet e krojeve.

 

Varret hapin dritaret,

të rënët duan të shohin

madhështinë e kësaj dite!

 

ÇUKIT DIMRIN

Në degën që dridhet

Harabeli çukit dimrin.

Please follow and like us: