Albspirit

Media/News/Publishing

FB Checker gjen miqtë e rremë në Facebook

Jo të gjithë njerëzit që janë të regjistruar në Facebook janë vërtet ata që pretendojnë se janë.
Edhe pse një pjesë prej tyre nuk na shqetësojnë, sigurisht disa janë vërtet të rrezikshëm. Hyni në FB Checker, një aplikacion pa pagesë që është dizajnuar për t’ju ndihmuar të identifikoni llogaritë e rreme në FB Checker.
FB Checker është pa pagesë. Mjafton ta shkarkoni dhe t’i jepni akses në llogarinë tuaj në Facebook. Më pas, sa herë që kaloni tek një profil që doni ta vërtetoni sa i vërtetë është, hapni aplikacionin. FB Checker funksiono duke analizuar fotot.
Pra, mjafton të klikoni në disa foto dhe t’i shtoni ato në FB Checker. Problem në këtë rast është nëse nuk keni akses të mjaftueshëm për të parë fotot apo nëse përdoruesi nuk ka shumë të tilla.
FB Checker kërkon për fotot që i keni dhënë në internet për të parë nëse ekzistojnë të tilla. Nëse fotoja nuk gjendet asgjëkundi, FB Checker e konsideron profilin si të vërtetë. Nëse fotoja gjendet diku tjetër, aplikacioni kontrollon për emrin, pra nëse gjendet i njëjti emër në foton e dublikuar.
Problemi më i madh i aplikacionit qëndron në faktin se bazohet plotësisht tek fotot. Disa përdorues mund të përdorin vërtet foto nga interneti dhe është e lehtë t’i gjesh, megjithatë, kriminelët e vërtetë janë pak më të zgjuar. Ata bëjnë foto të vërteta, për t’ua hedhur aplikacioneve si FB Checker.
Me pak fjalë, jo gjithmonë mund t’i besoni aplikacionit. Në disa raste, duhet të bëni punë kërkimore edhe vetë për të vlerësuar llogaritë e rreme.
Please follow and like us: