Gjergji Mihallari: Do të trokasësh si në ëndërr
Do të trokasësh si në ëndërr,
Derën e ndryshkur pa vaj
Ajo do të hapet duke rënkuar,
rënkon nga dhimbja harresën e saj…
Si nëpër ëndrra zë vërtitet,
trumcaku i vogël duke dridhur,
është dimër e ka ftohtë,
pret një dritare për t’u hapur.
E nëse ndodh një mëngjes vere,
të kthehet zogu pranë folesë,
me siguri do hidhërohet shumë,
kur me kthimin ka humbur shpresën…
Please follow and like us: