Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Shëndeti i mirë, një dhuratë që nuk ka çmim

Shëndeti është gjëja më e çmuar që ka njeriu, por, për çudi, në jetën e përditshme ai vlerësohet më pak se shumë gjëra të tjera. Shumica e njerëzve e kuptojnë vlerën e shëndetit vetëm kur e humbasin atë dhe krejt papritmas ndërgjegjësohen për faktin që po nuk pate shëndet nuk ke asgjë.
“Ai që gëzon shëndet të mirë, është i pasur, edhe pse nuk e di një gjë të tillë”. Ky êshtê njē proverb Italian i cili flet më së miri për këtë: Shumica e njerëzve përsa kohë janë mirë, rrallë mendojnë për shëndetin e tyre. Ata kujtohen për vlerën e shëndetit sa herë që i zënë problemet me shëndetin. Kur sëmuremi, e vetmja gjë që duam është të shërohemi. Asgjë tjetër nuk na hyn në sy!
Shëndeti i mirë është një dhuratë që nuk ka çmim: është diçka që ne e gëzojmë përditë. Përveç kujdesit që duhet të tregojmë për ta ruajtur atë, nuk duhet të harrojmë kurrë që të tregohemi mirënjohës në mënyrë që të vazhdojmë të jemi të shëndetshëm.