Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetët Europianë apelojnë futjen e IRGC-së në Listën e Zezë dhe ndërprerjen e marrëdhënieve me Regjimin e Iranit

Të martën, më 17 janar, Parlamenti Evropian zhvilloi një debat dhe një seancë plenare mbi situatën aktuale në Iran, ku u diskutua kryesisht në lidhje me kryengritjen mbarëkombëtare dhe detyrimet e Bashkimit Evropian përballë zhvillimeve të fundit në Iran.

Deputetë nga fusha të ndryshme politike mbështetën njëzëri revolucionin e popullit iranian. Shumë prej tyre i bënë thirrje Këshillit Evropian që ta etiketojë Gardën Revolucionare (IRGC) të regjimit iranian si një organizatë terroriste, duke iu referuar rolit të organizatës në vrasjen e protestuesve paqësorë dhe eksportimin e terrorizmit jashtë vendit. Ata dënuan gjithashtu shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Iran, kryesisht ekzekutimin e fundit të katër protestuesve të arrestuar dhe kërkuan që Teherani të mbahet përgjegjës.

Please follow and like us: