Albspirit

Media/News/Publishing

Lamtumirë Edi Shukriu, e para grua arkeologe shqiptare

Shkrimtarja dhe historiania, anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Edi Shukriu, vdiq në moshën 73 vjeçare

Edi Shukriu u lind në Prizren (1950). Shko­llimin fillor e të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për arkeo­logji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe doktoroi në Univer­sitetin e Prishtinës (1990). Punoi në Muzeun e Kosovës (1974-1979) dhe nga viti 1979 në Universitetin e Prishtinës, duke ligjëruar kurse në nivelin bazik në Degën e Historisë: ArkeologjiHistori e Lindjes së LashtëHistori e Greqisë dhe Romës (më parë Histori e Kohës së Vjetër), ndërsa në nivelin Master kursin Menaxhimi i Tra­shëgimisë Kulturore. Themeloi Grupin e Arkeologëve të Rinj “Shtjefën Gjeçovi” të Univer­sitetit të Prishtinës (1986-1990), organizoi ekspedita ar­keologjike dhe eks­pozita tematike në Koleksionin Arkeologjik të Fakultetit Filozofik (Shasi Mesjetar, Veletini – vendbanim shumështresor, Gjyteti Rashanit, Kultura e Kretës, Pellazgët në burimet antike – territori, gjuha dhe kultura, Selaniku antik -parahistoria dhe antika). Inicoi dhe themeloi Degën e Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, me Drejtimet Antropologji Kulturore dhe Arkeologji, ku ligjëroi kurset semestrale Histori e QytetërimeveHistori AntikeArkeologji e Kohës së Gurit dhe Arkeologji Dardane.
Veprimtarinë shkencore dhe profesionale e përqendroi në hulumtimet arkeologjike dhe të historisë antike, në mbrojtjen e integruar të trashëgimisë kulturore dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore në vend dhe jashtë, të menaxhimit dhe të shfrytëzimit të saj për zhvillime shoqërore dhe ekonomike. Udhëhoqi hulumtimet arkeologjike në Vërmicë (1974-1975), Gjonaj (1975), tumat e Porodimes, tumën e Cernicës te Ulpiana (1987) dhe të Komoranit (1974), Kalanë e Veletinit (1986), Gradishën e Vlashnjës (2002) dhe në Ulpianën antike, si hulumtim i parë me bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të kurseve të Universitetit Veror të UP (2006-2010: Stratigraphic Method, Numizmatics: Source & Heritage, Epigraphy speaks, Funeral Archaeology, Archaeology and urbanism). Ishte pjesë e ekipit të hulumtimeve në Kalanë e Prizrenit, Glladnicë te Graçanica, Bajë të Pejës, Romajë dhe Gadime të Epërme. Evidentoi vendbanimet e fortifikuara në Strezovc, Marec, Gushicë, Vuçak, Godanc, Korishë, Batushë, Harilaç etj. Ishte një prej themeluesëve të Muzeut Arkeologjik në Prizren (1973). Organizoi udhëtimin studimor të  Studentëve të historisë në Greqi (1988). Siguroi pjesëmarrje të studentëve në hulumtime arkeologjike në Kosovë, Shqipëri dhe Austri, si dhe studimet në arkeologji në Francë. Në kuadër të bashkëpunimit me Këshillin e Europës përgatiti Preliminary Technical Assessments vijues: Complex Haxhi Zeka Mill, Peja (2007); Old Hous Vokshi, Gjakova (2007); Municipium of Ulpiana (2006); Kalaja Fortress, Prizren (2005); Hamam of Gazi Mehmet Pasha, Prizren (2005).
U angazhua në lëvizjen për liri, krijimin e shtetit të Kosovës dhe zhvillimin e proceseve demokratike dhe njëkohësisht edhe për pjesëmarrjen e gruas në nivelet e vendimmarrjes, në jetën publike dhe për jetësimin e barazisë gjinore. Veproi në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1991-1998) dhe ishte deputete e Ku­vendit të Republikës së Kosovës (1992-1998), ku veproi si anëtare e Komisionit për Kulturë, Komisonit për Arsim dhe në vazhdimësi në Komisionin për Punë të Jashtme. U caktua Bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës-UNMIK (2000-2001) dhe ishte deputete e Kuvendit të Kosovës (2002-2004), ku kryesoi Komisionin për Kulturë.
Bashkëthemeloi Forumin e Gruas të LDK-së (1990) dhe ishte kryetare e tij (1995-2000). Organizoi dhe udhëhoqi demostrata të grave kundër regjimit serb. Marshi në Drenicë me bukë (ideatore, 16.3.1998), Ndarja Paqësore (1999), Stop holokausti (1999), Demostratat e grave pas vrasjes së studentit Daci (1997) etj. Ideoi dhe organizoi aksionin e Forumit të Gruas të LDK-së: Çdo ditë – dy orë mësim (tetor 1991-janar 1992) që ishte nismë për organizimin e shkollimit paralel në Kosovë në shtëpi private. Inicioi themelimin e Operas dhe Baletit të Kosovës, krijoi bërthamën e Filharmonisë së Kosovës, mbështeti fuqimisht vazhdimin e punës së Baletit të Kosovës (2000), si  dhe inicoi themelimin e nnInstitutit Arkeologjik të Kosovës (2000). Bashkëthemeloi partinë Alterna­tiva Demokratike e Kosovës (2004-2013). Ishte Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (2009-2012), anëtare dhe më pas Nënkryetare e PEN Qendrës së Kosovës (2009-2018) dhe anëtare e Shoqatës së Shkrim­tarëve të Kosovës (1973).
Ishte Shkencëtare Vizituese në Universitetin e Harvardit (2002) dhe në Universitetin e Vjenës (2001). Mori pjesë në International Conference: Formazione in Scambio Italia/Kosovo per uno sviluppo in partnership (Romë 2009), Integrated Conservation and sustainable development, International Conference (Prishtina 2009), Reconfiguring Prehistoric Figurines, Norwich (UK 2006), Congress of Prehistoric and Protohistoric Sciences, Lisbon (Portugali 2006), Archaeological Heritage of Kosova and newest discoveries, Department of Anthropology, University of Iowa (SHBA 2005), Kosova:  Gain Historical Knowledge About the Sites, Intersos (Pejë 2004) etj.
Bashkëpunoi me University of Iowa, Iowa City (US. Memorandumi i bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës: 2007, i ripërtërirë 2011), International Union for Prehistoric and Protohistoric Sciences, Sainsbury Institute for the Study of Japanese Arts and Cultures (UK), International Centre for Albanian Archaeology (UK), Universiteti Pierre Mendès France (Francë),  Université de Lyon 2 (Francë),  Cultural Heritage without Borders (CHwB); Institutin Arkeologjik (Shqipëri); Antwerp University (Belgium), Oxford University (UK), Universitetin e Shkodrës, Universitetin e Prizrenit etj. Në kuadër të ASHAK organizoi tryezat Arkeologjia në trojet shqiptare: Sfidat dhe mundësitë (2014) dhe Trashëgimia Kulturore e Kosovës Sot (2016).
Mori pjesë në forume politike, përfshirë Konferencë Borëtore të Gruas në Bejing (1995), Food Summit në Romë (1996), Habitat II në Stamboll (1996),  UNESCO-National Schools, Jakutsk (1996), Give the Chance to Peace – Women Speaks on Balkans në Bruksel (1996), The Promotion of Women’s Participation in Society-ODIHR në Varshavë (1997), The Future of Self Determination, UNESCO International Conference of Experts në  Barcelonë (1998), Konferencën mbi Globalizimin në Santiago de Compostela (1998), Asamblenë e NATO-s në Barcelonë (1998), Konferencën në Lens down (1999), XIV Congress of the European People Party në Berlin (2001), Seminar on Fundamentalism-FNF në Brumesbach (2004) etj., ndërsa si shkrimtare mori pjesë në takimet ndërkombëtare, si International Writing Program of the University of Iowa (2005), International Vilenica Festival (2007), Poeteka (Shqipëri: 2009), Forum Tomiza (Slloveni-Kroaci-Itali: 2008, 2009), International Poetry Festival Voix Vives (Sète, Francë 2010, 2015) dhe (Al Jadida,  Marok 2013).
Në vitin 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Aka­demisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe në vitin 2020 anëtare e rregullt e saj. Nga viti 2014 është anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve në Salzburg. Për vepër jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore u dekorua me çmimin Dea Dardanciae të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2017), Çmimin letrar Beqir Musliu (2019), Çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin poetik Nënqielli (1990), Çmimin për librin shkencor të vitit Dardania Paraurbane nga Dukagjini (1996).

Bibliografia


Botime shkencore:

  • 2021 Dardanska božica – Dea Dardanicae, Društvo albanskih umjetnika Hrvatske-Dea, Zagreb (Trans. G. Lleshdedaj).
  • 2020 Distinguished Albanian Women, Directorate of Culture, Youth and Sports- Prizren, NTG Blendi, Prizren (Trans. K. Imholz. Reprint with additions).
  • 2018 Ancient Kosova, Museum of Kosova – Kosova Institute of Archaeologji, Ministry of Culture, Youth and Sport, Prishtina (ribotim me plotësime).
  • 2018 Kosova antike, Museu i Kosovës – Instituti Arkeologjik i Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Prishtinë (ribotim me plotësime).
  • 2018 Fjalori Enciklopedik i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë (35 zëra).
  • 2017 Saint Prenda Church – Prizren, Ministry of Culture, Youth and Sport, Prishtina.
  • 2017 Lindja e Lashtë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina|”, Prishtinë.
  • 2016 Studime për Dardaninë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2014 Hyjnesha dardane – Dea dardanica, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2012 Kisha e Shën Prendës – Prizren, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Prishtinë.
  • 2004 Ancient Kosova, Museum of Kosova, Ministry of Education, Science and Technology, Lumi, Prishtina.
  • 2004 Kosova antike, Muzeu i Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Lumi, Prishtinë.
  • 1996 Dardania paraurbane, Dukagjini, Prishtinë (Çmimi për librin shkencor të vitit 1996).
  • 1995 Historia e Kohës së Vjetër – Lindja e Lashtë, Krushë e Madhe.

Botime letrare:

  • 2017 Istaknute albanske žene, Društvo albanskih umjetnika – Dea, Zagreb (Përkth. Liljana Koci).
  • 2015 Pasqyra e thyer, Koha, Prishtinë (roman).
  • 2014 Ungëshimë, Jeta e Re, Prishtinë, (poezi).
  • 2012 Distinguished Albanian Women, Dudaj, Tirana (Trans. K. Imholz).
  • 2011 Eminentne albanke, Plima, Ulcinj (Trans. J. Nikolaidis).
  • 2003 Gratë e shquara shqiptare, Teuta, Prishtinë (Ribotim me plotësime i v. 2000).
  • 2001 Përjetësi, Dukagjini, Pejë (poezi).
  • 1998 Kësulëkuqja e rrokaqiellit, Suharekë (dramë për fëmijë).
  • 1992 Lkeni i Hasit, Rilindja, Prishtinë (dramë).
  • 1990 Nënqielli, Rilindja, Prishtinë (poezi, Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës).
  • 1986 Kthimi i Euridikës, Rilindja Prishtinë (dramë).
  • 1985 Syri i natës, Rilindja, Prishtinë (poezi).
  • 1980 Legjenda e Hasit, Tiranë (poezi).
  • 1978 Gjakim, Rilindja, Prishtinë (poezi).
  • 1972 Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinë (poezi).

Artikuj shkencor:

  • 2022 Valva aortale simbol dardan i përjetësisë, Studime Shoqërore 9, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2020 Si e siguronin dardanët kripën jetike?, Studime Shoqërore 7, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2019 Cinabari dhe pikturimi shkëmbor parahistorik i Vlashnjës (Kosovë), Studime Shoqërore 5, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 207-228 (koautor A. Buçinca).
  • 2018 Kulina site and pre-Roman mortal figurative monument (Kosova), sur l’Illyrie méridionale et l’Epire dans l’Antiquité, Tirana: actes du VI colloque international de Tirana (20-23 mai 2015) Vol. 1, ALSA, Tirana, pp. 2010-2013.
  • 2018 Hyjnesha Dardane (Dea Dardanica), Iliria dhe Ilirët, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare 2009, Universiteti Iliria, Prishtinë, ff. 49-60.
  • 2016 Konventa e Valetës dhe Arkeologjia e Kosovës, Studime Shoqërore 3, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 97-110.
  • 2014 Fazat zhvillimore të arkeologjisë dhe gërmimet e pas luftës në Kosovë, Gërmime dhe studime arkeologjike në Kosovë 2000-2012, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 17-31.
  • 2014 Gërmimet e Universitetit të Prishtinës në Ulpianë, Gërmime dhe studime arkeologjike në Kosovë 2000-2012, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 263-283 (Bashkautorë J.-L. Lamboley, A. Hajdari).
  • 2014 Monumentet epigrafike nga Smira, Studime Shoqërore 1, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 121-143.
  • 2014 Pro at contra sa Balkanskog aspekta, ?ulturnata integracija i stabilnosta na Balkanot, Makedonska Akademija Nauka i Umetnosti – Blgarska Akademija Nauka, Skopje.
  • 2014 Shkencëtarët hungarezë – Kontributi për trashëgiminë kulturore të Kosovës, Albanians and Hungarians: Historical Similarities and Differences in Centuries, EÖTVÖS LORÁND University, Budapest.
  • 2013 Arti parahistorik shkëmbor i Vlashnjës – Spiralet dhe Dreri, Studime 19 – 2012, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 203-215.
  • 2013 Post-war archaeological research in Kosova, Archeologia, identità e Guerra, TEMPUS Project: Network for Post Graduate Masters in Cultural Heritage and Tourism Management in Balkan Countries, Chieti.
  • 2012 Veprimtaria arkeologjike e Universitetit të Prishtinës, Tempulli i dijes (1970-2012), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, ff. 110-111.
  • 2012 Rrënjët historike të Kosovës, Tempulli i dijes (1970-2012), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, ff. 11-20.
  • 2011 Hyjnesha Dardane (Dea Dardanica) Universiteti Iliria: Simpozium mbi ilirët (2009), Prishtinë, ff. 49-60.
  • 2011 Parahistoria dhe antika e Kosovës, Kosova, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 169-177.
  • 2011 Trashëgimia kulturore, Kosova, Akademia e Shkencave dhe e  Arteve e Kosovës, Prishtinë,  ff. 479-486.
  • 2011 Venbanimet e hershme kodrinore të Kosovës – Gjuha dhe kuptimi, Landskrona, Suedi  kuptimi
  • 2010 Spirals of the Prehistoric Open Rock Paintings from Kosova, XV Congress of the International Union for Prehistoric and Protohistoric Sciences, Lisbon, 2006, British Archaeological Reports, pp. 59-62.
  • 2010 Republik of Kosova, The Routledge Handbook of Archaeological Human Remains and Legislation: an international guide to laws and practice in the excavation, study and treatment of archaeological human remains (edited by N. Márquez-Grant and L. Fibiger), Routledge, pp. 235-246. (Bashkautore me Sh. J. Schermer, S. Deskaj).
  • 2010 Two Labyrinths and Dardanian, Greek and Roman Relations, Cinquième colloque sur l’Illyrie méridionale et l’Epire dans l’antiquité, Universite Pierre Mendes France, Grenoble 2008, Volume II, CRHIPA- De Boccard, Paris, pp. 571-575.
  • 2010 Premiers résultats des campagnes de fouilles à Ulpiana (2006-2008), Actes du Ve colloque international de Grenoble (8-11 octobre 2008) sur l’Illyrie méridionale et l’Epire dans l’antiquité, réunis par Jean-Luc Lamboley et Maria Paola Castiglioni, Volum I, Paris, pp. 449-458 (Bashkautore).
  • 2010 Two labyrinths and two identical texts on the Dardanian goddess, ARKOS /Scienca e reastauro/ 19, Cosenza, pp. 160-164.
  • 2010 Zhvillimet etnolitike në Kosovë përmes historisë, Bankanlarda Tarih ve Kultur Kongresi, Sakarya Universitesy – Universiteti i Prishtinës, Sakarya.
  • 2008 Parahistoria dhe historia antike e Kosovës, Thesis Kosova 1, Universiteti AAB, Prishtina, ff. 5-28.
  • 2008 Prehistory and Antique History of Kosova, Thesis Kosova 1, University AAB, Prishtina, pp. 5-28.
  • 2007 Qeverisja gjinore në antikitet – Pudu Hepa dhe ndërtimi i paqes, Buletin i Fakultetit Filozofik XXVII, Prishtinë, ff. 146-153.
  • 2006 Books, Men and Women, Sfinga, Prishtina.
  • 2006 Trashëgimia arkeologjike e Kosovës dhe risimet, Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare 25/1, Prishtinë, ff. 57-63.
  • 2005 Books, Men and Women: Writing and Gender, Public City Library, Iowa City. https://iwp.uiowa.edu/sites/iwp/files/Shukriu_Books_Men_Women–web_000.pdf
  • 2004 Dea Dardanicae – Ikonografia e monumenteve, simbolet dhe funksionet, Kosova 26, Instituti i  Historisë Prishtinë, ff. 9-32.
  • 2003 Mbretëria dardane, Historia e popullit shqiptar I, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.
  • 2003 Paläochristliche Lampen aus dem antiken Dardania, Mitteilungen zur Christlichen Archaologue, Osterreichische Akademie der Wissenschaften, Philosophisch-Historische Klasse, Wiena, pp. 19-23.
  • 2003 Shteti dardan, Kosova 22/23, Instituti i Historisë, Prishtinë, ff. 9-33.
  • 2003 At Shtjefën Gjeçovi – arkeolog dhe mbrojtës i trashëgimisë kulturore, Vjetar XX, Arkivi i Kosovës, Prishtinë.
  • 2002 Kalaja e Tërnocit dhe shandanet paleokristiane, Studime 8-9, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 217-230.
  • 2002 Trashëgimia arkeologjike në kontekst të ndryshimeve të toponimeve, Toponomia e Gjakovës me rrethinë, Kuvendi i Komunës së Gjakovës, Gjakovë, ff. 45-49.
  • 2002 Gradina e Gushicës dhe Municipium Labutza, Vjetar XXVII-XXVIII, Arkivi i Kosovës, Prishtinë, ff. 23-30.
  • 2001 Le royaume dardan, Studia Albanica 2001, 1-2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.
  • 2001 Dardanët në veprat e Aristofanit, Menandrit dhe Cecil Statit, Dardania Sacra 2, Prishtinë, ff. 87-95.
  • 2001 Dea e Dardanisë dhe monumentet e tjera epigrafike nga Smira, Buletin i Fakultetit Filozofik XXVI, Prishtinë, ff. 17-37.
  • 2001 Pozita aktuale e shkencës së arkeologjisë në Kosovë, Studime, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 39-43.
  • 2000 Kosova, kontinuiteti etnik dhe historik i subjektivitetit të saj, Instituti i Historisë, Prishtinë – Instituti i Historisë, Tiranë, ff. 37-45.
  • 1996 Proceset etnolitike tek dardanët dhe integrimet iliro-arbërore, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Tiranë – Prishtinë.
  • 1996 Aspekte të historisë politike të Mbretërisë Dardane, Buletin i Fakultetit Filozofik XXIV, Prishtinë, ff. 19-25.
  • 1995 Das alte Dardanien, Dardania, Zeitschrift fur Geschichte, Kultur und Information, 4/1995, Wien, pp. 27-35.
  • 1995 Probleme të zhvillimeve të studimeve arkeologjike shqiptare, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 17, Tiranë, ff. 75-82.
  • 1994 Zhvillimi protourban dardan, Studime 1, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 111-124.
  • 1994 Toponimi gradinë në suazat e zhvillimit të vendbanimeve kodrinore në Kosovë, Buletin i Fakultetit Filozofik XXII, Prishtinë, ff. 127-132.
  • 1994 Ancient Dardania, Kosova 3, Institut of History, Prishtina – Institute of History,Tirana, Tirana, pp. 11-15.
  • 1993 Kisha e Shën Premtes në Prizren, Buletin i Fakultetit Filozofik XXI, Prishtinë, ff. 90-102.
  • 1993 The Kosova Issue – A Historic and Curent Problem, Tirana, pp. 15-19.
  • 1991 Stella nga Smira dhe Gradina e Gushicës, Gjurmime Albanologjike 20, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 33-39.
  • 1990 Fortifikata e Veletinit, Arheološki Pregled, Arheološko Društvo Jugoslavije, Lubljana, ff. 106-108.
  • 1990 Kulti i diellit te Dardanët, Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën e popullit shqiptar, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 103-112.
  • 1990 Kultura materiale e regjionit të Llapit në parahistori dhe antikë, Gjurmime Albanologjike XIX, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 7-17.
  • 1989 Dea e Dardanisë dhe mozaiku i Orfeut, Seminari Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare XIV/1988, Fakulteti Filologjik, Prishtinë, ff. 15-21.
  • 1988 Veprimtaria arkeologjjike e Shtjefën Gjeçovit, Përparimi 4, Prishtinë.
  • 1987 Fortifikata Hisar në Kasterc të Suharekës, Gjurmime Albanologjike 16, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 7-17.
  • 1986 Mozaiku i Orfeut, Gjurmime Albanologjike 15, Instituti Albanologjik, Prishtinë.
  • 1985 Monedhat e perandorëve Volusian dhe Valentinian, Gjurmime Albanologjike 14, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 23-31.
  • 1983 Kultura materiale dardane në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë, Gjurmime Albanologjike XIII, Instituti Albanologjik, Prishtinë, (1984  Iliria XIV, Tiranë).
  • 1980 Zef Mirdita – Studime dardane, kritikë, Përparimi 6, Prishtinë.
  • 1979 Sli?nosti sahranjivanja kod Ilira u Metohiji i severoisto?noj Albaniji, SANU, Nau?ni skupovi VIII, knj.II, Beograd, pp. 115-123.
  • 1977 Rezultate paraprake arkeologjike përgjatë rrjedhës së poshtme të Drinit të Bardhë, Gjurmime Albanologjike IV-V, Instituti Albanologjik Prishtinë  (1978 Iliria VII-VIII, Tiranë), ff. 177-195.
  • 1973 Rekognosciranje doline Belog Drima od sela Romaje do granice sa SR Albanijom, Arheološki Pregled, Arheološko Društvo Jugoslavije, Beograd.

Koautore:

  • 1995 Kosova, National Report, Women’s IV World Conference, Bejing.
  • 1996 Kosova, the Hungry Future, Food Summit, Rome.
  • 1998 Kosova – milli rapor, Kosova sorunu, Istambul.

Video-dokumentarë:

  • 1995 Prevent the War in Kosova.
  • 2010 Ulpiana antike.

Artikuj publicistik:

  • 2008 Lojërat Olimpike – Olimpi dhe Olimpia, Gazeta Express (11 gusht).
  • 2006 Ulpiana – ky qytet antik madhështor, Albanica 60, Prishtinë (shtator).
  • 2006 Fati i librit është si fati i gruas, Ars 2 (40), Tiranë (27 gusht).
  • 2005 Shkenca dhe Kosova, Koha Ditore (mars).
  • 2001 Roli i femrës në Parlament Teuta (gusht).
  • 2002 Vallja mortore dardane, Teuta (prill).
  • 2002 Kozmologjia dardane dhe parlamenti aktual, Zëri ditor (mars).
  • 1991 Një pikë arkeo prizrenase, Fjala (tetor).
  • 1991 Urna e Grashticës, Kosovarja (tetor).
  • 1989 Dea e Dardanisë, Fjala, (15 shkurt).
  • 1987 Qëndrimet e Shtjefën Gjeçovit ndaj trashëgimisë së lashtë, Fjala (15 maj).
  • 1986 Hisari – Kasterc, fortifikatë mijavjeçare, Bota e Re (maj).
  • 1986 Veshja dhe veglat e punës në parahistori dhe antikë, Kosovarja (qershor/korrik).
  • 1986 Veshja gjatë epokës së metaleve, Kosovarja (maj).
  • 1986 Stolitë magjike I dhe II, Kosovarja (mars dhe prill)
  • 1984 Zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Gllamnik, Rilindja (26 maj).
  • 1981 Dardanët – zemër e Ballkanit, Shqiptarët dhe Evropa juglindore, Fjala (18 maj).
  • 1975 Vendbanime shumështresore të Fushës së Vërmicës, Rilindja (28 qershor).
  • 1970 Kultura e ilirëve në Rrafshin e Dukagjinit, Fjala (shtator) etj.

(Burimi për biografinë dhe punimet: ASHAK)

Please follow and like us: