Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: KA KOHĒ QË GRINDEMI…

 

Ka kohë që grindemi për ikjet,

Nga ikjet ç’gjurmë mbetën vallë?

Tani ti je krejt e tejdukshme,

e brishtë, e hollë si një membranë.

 

Nga ikjet nëpër shteg kujtimesh,

gjurmët heshtake, krejt po zbehen.

Gjithnjë ato të pakuptueshme,

si shkrim – enigmat katalehe.

 

Ka kohë pendimesh dhe për ikjet,

Se ikjet shpesh dhe kthime janë.

Tani ti je krejt e tejdukshme,

e brishtë, e hollë si një membranë.

 

Ka kohē që grindemi për ikjet,

Ka kohë që tretemi për kthimet…

Please follow and like us: