STUDENTËT E KOLEGJIT AAB PREZANTOJNË PROJEKTIN “TË RINJTË E KOSOVËS DREJT VENDEVE TË BE” NË SHKOLLËN “FEHMI LLADROVCI”
18 Janar 2023
Studentët e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB kanë prezantuar projektin me temën “Të rinjtë e Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian”, në shkollën e mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” në komunën e Drenasit.
Projekti që trajtonte një nga temat aktuale në vend, u prezantua për nxënësit e kësaj shkolle, duke folur për mundësitë që ofrojnë vendet e Bashkimit Evropian, por edhe interesimin e madh që shprehin të rinjtë kosovarë për të jetuar atje.
Prezantimi u bë në kuadër të lëndës “Impakti i Bashkimit Evropian në shtetndërtimin e Kosovës”, si pjesë e projektit Erasmus+.
Please follow and like us: