Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Orfeu zbret në Had…

 

Brenga e Orfeut ka tremijë vjet qē s’shkulet nga brinjët,

Dhimbë e bukur kohe, ambiguitet shtrëngues e vrasës.

Veshur vel mistik, kqyrur fatesh, kuptime të rrejshme,

larg dritës, pa mundësi sqarimi, si lakuriq i natës.

 

Enigmë përvëlake që erosin mbështjell me farën e rrënimit,

zbrazur arkaikja, rimbushur psikika me shenjat e reja.

Si lojë kukamfshehti mes formës e thelbkuptimit,

Dashuria dhe Vdekja.

 

Rreken të ndahen, por mbeten tragjikisht të pashqitshēm,

fatalitet dhe rrezik, skenografi plot tension e dyshim.

Empodokli në kërkim, honit llavë – flakë të vullkanit,

hidhet si naiv të digjet me dëshirë.

 

Orfeu zbret nê Had, të dashurën buzëmbël të  takojē.

Ta ringjallê? E pamundur pas ftohjes, tretur në faj alibia.

Energji e parikthyeshme, ç’botë e çuditshme përskaj,

Nuk qënkish Euridika që kish vdekur, por dashuria…

Please follow and like us: