Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Njeriu i ndriçuar shpirtërisht…

 

 

“Kur njeriu është në paqe me veten, me të gjithë njerëzit, si dhe me çdo gjë që e rrethon, përjetohet parajsa në tokë”, Vlora Obertinca.

“Kur njeriu e kupton rëndësin e ndërrimit të mënyrës së të menduarit, problemet dhe paqartësitë në jetë, fillojnë shpejtë të marrin rrugë dhe të zgjidhen pa shumë mund.

Shkencëtarët amerikanë të neurologjisë kanë vërtetuar se, kur ne fillojmë t’i japim rëndësi qëndrimit sa më të gjatë në mendime pozitive, ne fillojmë t’i lidhim rrjetat e reja të neuroneve pozitive në trurin tonë. Sa më shumë mendime pozitive, aq më shumë krijohen rrjetëzime të reja të mendimeve të njëjta.

Kështu kjo mënyrë e mendimit kalon në shprehi dhe një ditë prej ditësh ne fillojmë të ndjejmë paqe dhe qetësi brenda nesh dhe këtë energji e reflektojmë tek të tjerët. Nuk nxehemi shpejt për biseda koti, jemi më të vëmendshëm në çdo gjë që bëjmë, ngjarjet i përceptojmë me një logjikë të balancuar dhe të shëndoshë, nuk prodhojmë xhelozi dhe urrejtje për askënd, i gëzohemi suksesit të secilit, qoftë edhe atyre që na kanë lënduar – le që i gëzohemi, por madje edhe i urojmë përzemërsisht.

Kjo gjendje quhet ndryshe edhe ndriçim shpirtëror. Njeriu i ndriçuar shpirtërisht i ndriçon edhe të tjerët përreth tij dhe i ndihmon për ta gjetur dritën e vet të fikur për të cilën kanë vuajtur një jetë të tërë, dritë kjo e cila kur ndizet e ndriçon njeriun në çdo pore të jetës dhe e udhëheq vetvetiu në rrugën e suksesit dhe lumturisë. Të gjithë e kërkojnë këtë dritë, por pak prej tyre e gjejnë në ditët e sotme. Kjo sepse nuk kemi dëshirë me mendu mirë për veten tonë, e as për të tjerët sipas arsyetimit ‘unë po vuaj – le të vuajnë edhe të tjerët’. Po sikur të provojmë të mendojmë mirë për veten dhe të tjerët, do ta arrijmë shumë shpejt ndriçimin shpirtëror.

A ka ma mirë se, kur njeriu shkon të flejë, të mos ketë asgjë në mendjen e tij përpos falënderimit drejtuar Krijuesit për çdo gjë që i ka afruar jeta. S’ka gjumë më të ëmbël se sa ai që të merr në gjendje falenderimi, aq sa edhe ëndrrat të shpien në botën e mrekullive më të bukura që mundet me i kriju mendja e njeriut. Madje kur zgjohemi nga gjumi jemi të disponuar dhe mezi presim ta kapim ditën herët dhe t’i realizojmë qëllimet e radhës.

Atëherë, të dashurit e mi, çka prisni? Filloni që nga sot ta shkruani vetë pjesën tjetër të biografisë suaj, sepse mendimet tuaja bëhen realitet“.

Please follow and like us: