Falni sot, që të përjetoni bekime të pafundme në jetën tuaj
“Falja është vetëm një mendim dhe mendimet mund t’i ndryshojmë vetëm në mendjen tonë. Nga mos falja në falje, në fakt është vetëm një mendim obsesiv që duhet të lirohet dhe duke e liruar atë, lirohet mendja, trupi dhe shpirti dhe njëkohësisht barazohet Karma”, Vlora Obertinca.
“Një ditë mora një libër nga mikja ime e dashur, Diana nga Kanadaja, të dr. Zhi Gong Sha që titullohej “Falja më e madhe” (The greatest forgiveness). Libri flet për rëndësinë që ka falja, qoftë ndaj dikujt që na ka lënduar apo edhe e kemi lënduar. Ka mundësi që gabimin ta ketë bërë ndonjë familjar i yni nga gjeneratat e kaluara apo edhe paraardhësve tanë u është bërë ndonjë e padrejtë dhe janë lënduar nga të tjerët. Sidoqoftë, falja duhet të ndodhë, pavarësisht se kush ka gabuar, sepse në momentin që ndodh falja, barazohen llogaritë e padrejtësisë. Thënë thjesht, barazohet Karma, që është ligj i Universit.
Nuk do të thotë patjetër të pajtoheni apo edhe publikisht të falni, mjafton vetëm me mendjen tuaj ta falni njeriun që ka gabuar dhe me këtë akt ju liroheni nga energjia negative e tërë situatës, e më pastaj Karma e bënë punën e vet.
Falni sot, që të përjetoni bekime të pafundme në jetën tuaj”.
Fragment nga libri “Vera e shpirtit” të Vlora Obertincës.
Please follow and like us: