Fotolajm/Dimitri, kujdes zinxhirin!
Dimitri, kujdes zinxhirin/Pa koment në Britanine e sotme dhe sa qesharak mund të duket irritimi i një ministri emigracioni ndaj shqiptarëve!
Ministri britanik për emigracionin Robert Jenrick përdori një gjuhë të papranueshme për shqiptarët, në një video të publikuar në rrjetet sociale.
“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shteteve të huaja. Dje vizitova një qendër emigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta, emigrantët e paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”, thotë ministri në një video.