Vlora Obertinca: Ylli polar…
Ylli im je yll polar,
Jo rastësisht
Zoti të ka ndarë.
Të gjitha yjet më ruajnë natën,
Por vetëm dritën e yllit tënd
E shoh të vezullojë ndaras.
Më mjafton ta shikoj
Lart në qiell,
E kur bie në gjumë.
Më vjen në ëndërr çdo herë.
Aty rrijmë tok
Dhe i qajmë hallet,
Mbase jam e vetmja
Që në gjumë t’i shëron plagët.
Të kanë marrë shumë
nga drita jote
Je shumë zemërgjerë,
Por, ka njerëz
Që s’ngopen.
Mos ki frikë
Se këtu më ke mua,
Kur unë fle
Të jap gjysmën e dritës
Që ta kanë hijesuar.
E pra, ti je yll polar
E unë jam i vetmi diell,
Drita ime do të ngrohë
Për çdo dimër e verë.
22. 01. 2023.
Please follow and like us: