Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Shkrirë n’damarë shprese

 

 

Duke ëndërruar për vjeshtën që shkoi

Në gjethet e mia pikturoj sytë e tu

Shtegtuar me dallëndyshet e vogla

Qe u tretën pas motit të lig.

 

Numëroj puthjet që ti m’i dhurove mua

Janë gjithsej 1001 puthje të thjeshta

Ato të çmendurat me mungesë oksigjeni

s’më ngopën asnjëherë.

 

Gëlltite miliona qeliza H2O nga gjëndrrat e mia.

Pijta lëngun që rrjedh nga shpirtrat e shpirtrave

për t’mos ndjerë më ejte.

 

Erërat do të fshijnë kujtesën e tokës për ne.

Ne lagemi nga ëndrrat e shirave të verës

dhe jetojmë freskinë e pranverës sonë,

me orën e ndalur në dy akrepa

bashkuar prej një shekulli pritje,

shkrirë n’damarë shprese.

Please follow and like us: