Jerida Kulla: Vlora Obertinca dhe libri i saj i vetërrëfimit “Vera e shpirtit”
“Shprehia e të menduarit pozitiv i hap dyert e suksesit dhe të lumturisë në jetë dhe sa më shumë të zhytemi në mendime të bukura, aq më shumë qëllime pozitive realizojmë në jetën tonë, pa e ditur fare që në ndërdijen tonë kemi mbledhur informata apo mendime pozitive, që na e kanë lumturuar jetën aq sa s’bëhet më”, Vlora Obertinca.
“Situata negative, duke menduar pozitivisht, shndërrohet në favorin tonë, duke na hapur sytë dhe duke gjetur zgjidhjet që as i mendonim.
Autorja jep rrugën që duhet të ndiqet, për të arritur ekuilibrin me veten, zemrën dhe trurin. I duhet bërë një programim trurit, duke futur edukimin e guximit dhe të qëndrueshmërisë.
Edhe autorja e kishte të qartë qëllimin se përse do ta shkruante këtë libër: “E dija se duhet të shkruaj një libër, por nuk e dija saktë se si dhe çka do të shkruaja. Mbase shkrimi i librit ishte një kërkesë nga shpirti im për ta realizuar, në mënyrë që të ndihmohen shpirtrat e tjerë në rrugëtimin e vështirë të jetës, pa udhërrëfyes, manual apo leksione të mësuara paraprakisht.
Unë e hap mendjen, edhe zemrën time, duke rrëfyer edhe gjëra të ndjeshme nga jeta ime personale, vetëm e vetëm që t’i shërbejë një qëllimi më të lartë, që është ndihma e sinqertë e njeriut për njeriun”.
Fragment nga parathënia e librit “Vera e shpirtit” të Vlora Obertincës, e shkruar nga redaktorja Jerida Kulla