STUDENTËT E KOLEGJIT AAB NË KAMPUSIN E GJAKOVËS, MBAJNË LIGJËRATË VIRTUALE ME PROFESORESHËN NGA AMERIKA
24 Janar 2023

Me ftesën e profesoreshës së Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, Eriona Ajvazi, është mbajtur ligjëratë virtuale me profesoreshën amerikane, Loren Lee Chiesi, e angazhuar në Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durrës. Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të kampusit të Gjakovës morën pjesë në këtë ligjëratë, ndërsa nga profesoresha amerikane u prezantua terminologjia e re në fjalorin e gjuhës angleze, në kuadër të zhvillimit të trendeve dhe rrjeteve sociale.
Në fund u parashtruan pyetje nga studentët, të cilët bashkë me profesoreshën Eriona Ajvazi, ftuan profesoreshën nga Amerika të vizitojë Kolegjin AAB, për të diskutuar edhe më gjerësisht për tema të tilla.
Studentët e Kolegjit AAB në degën e Gjakovës, mbajnë ligjëratë virtuale me profesoreshën nga Amerika