Vlora Obertinca: Mbi dashuritë e blera dhe ato që vibrojnë lumturisht jetët njerëzore
“Kundërshtimi i mësimit të leksioneve jetësore thellon vuajtjet e njeriut“, Vlora Obertinca.
“Thuhet se jeta në tokë ka shkollën mē të vështirë e me të edhe leksionet e saj. Njē shtëpi pēr ta ndërtuar nevojiten shumë tjegulla që të piqen e të ngjiten në vendin e vet. E tillë është edhe jeta me ‘tjegullat’ e saj. E keqja është që nē shoqërinë tonē shumë pak kemi marrë këshilla se si t’i mësojmë më lehtë leksionet e jetës. Pa manual, pa udhërrëfyes, pa busull… sigurisht që është e vështirë kur me çdo gjë përballet njeriu i vetëm. Bie fjala në dashuri, meqë është alfa dhe omega e kuptimit dhe drejtimit të jetës.
Me dashuri realizojmë çdo gjë, madje na duket sikur gjërat rrjedhin vetë dhe jeta i merr ngjyrat e bukura vetvetiu. Pa dashuri, jemi të dëshpruar. Na duket se asgjë nuk rrjedh si duhet, madje as lumi në shtratin e vet dhe mundohemi që patjetër ta përjetojmë dashurinë, qoftë edhe ta ‘blejmë’ atë. Por a quhet ajo dashuri kur e paguan me para?! Po çka ndodh një ditë nëse nuk ka njeriu më para, të blejê shtëpi, makina, shëtitje, stoli dhe luks… për njeriun e zemrës?
Ky grup i njerëzve ‘bashkëkohorë’ e ndjen veten të rëndësishëm sepse me para mendon se mund të bëjë çdo gjë. Me para mund të jesh vetëm donator por jo edhe njeriu i zemrës së dikujt.
Një njeri që në momentet më të vështira të jetës nuk të ofron as një gotë ujë, madje edhe vazhdon lidhje intime sekrete me dikë tjetër dhe s’çan kokën se ku mbetet- a quhet kjo sjellje e kujdesshme, a quhet dashuri?
E pastaj, ky leksion i pa mësuar përsëritet në rreth vicioz dhe aty mbetet njeriu i thyer dhe pa rrugëdalje.
Pastaj kur një ditë njeriu takon dikë që e do pa para, si sprovë për ta mësuar leksionin, prapë dështon sepse dashuria pa kushte është e pa njohur për të.
Duke u munduar të del nga labirinthi i dashurisë pa kushte, kthehet në ‘parajsën e dashurive të blera’ dashuri të cilat e kanë tradhëtuar dhe nënçmuar një jetë të tërë.
Në shkollë mësuesit na thoshnin se ‘mësimi i pa mësuar, duhet përsëritur’.