Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: Fat i pafajshëm 

E mallkuar pa kokë…
Gjërat deformoheshin në pamjen time.
Matrioshka e vizatuar
kishte formën katrore…
Kur mësove të shkruash?
Di ti të zhgarravisësh?
Nëpër disa ditë vjeshte të vdekura
në kufijtë kohorë të ekuinoksit
si një shtjellë historie u ngurtësuan këto…
Si shi binin peshq në çdo dru pa gjethe.
Era tek këndonte brente lëkurën e degëve.
Qante mbi mua një korb i zi sqepthyer.
Fat i dështuar, me pamaturinë e një fëmije…
Dhe dashurova një artist,
që lëshonte parfum portokalli.
Pastaj erdhe ti…
shfaqeshe si hije në kohë pa diell,
më vonë vije më rrallë…
pastaj vetëm nëpër ëndrra, vetëm në natë.
Fat i dështuar, i pafat.
Çfarë mund të ndodhë po vura kokën?
Do harrohem.
Po miqtë e vjetër do më njohin?
Drurët, peshqit, korbat, po gjethet dhe aromat…
Stina jonë do qajë me lotët e mi.
Fat i dështuar me mua mallkuar…
Një fëmijë i pafat u plaka në pafajësinë time,
historia kishte ngjyrat e tua…
Please follow and like us: