Rexhep Rifati: Arbëreshët, shqiptarët dhe hebrenjtë
Hebrenjtë nuk ishin pushtues, vetëm me pushtuesit shqiptari është i egër!
Për shqiptarët hebrenjtë nuk ishin “të huaj”, ata ishin “Mysafir” ndoshta se shtëpia e shqiptarit është një status ku banesa e tij mban ligjin: Shtëpia është e Zotit dhe e mikut!
Ornela Radovicka
Jo më tepër se rreth 7 km kilometra prej Mongrassano-Cervicati, si dhe jo larg nga Spezzano Albanese, në mesin e Arbërisë në Kalabri, gjendej një kamp përqëndrimi, Ferramonti me 4000 vende, më i madhi nga 15 kampet e përqendrimit për hebrenjtë e ndërtuar sipas ligjeve raciale të vitit 1938 në Itali prej Musolinit. «Hebrenjtë që vinin nga e gjithë Evropa, ajka e shkencës dhe inteligjencës hebraike»- kujton shkrimtari dhe fotografi hebre dalmat, Luciano Morpurgo në Caccia all’uomo, një kujtim i paarritshëm i botuar në vitin 1946- ishte përqendruar në një duzinë baraka të mëdha prej druri, ndërtuar për bonifikimin” nga fashizmi në vitin 1940. Brenda këtij kampi, ndryshe nga kampet e tjera, ku trenat i përcillën hebrenjtë drejt vdekjes, ata që zbritën nga ky tren ishin disi më me fat, sepse drejtimi i këtij treni nuk mbarti stacionin furrave, por të shpëtimit. Sot ndërtesa e kampit është kthyer në muze në vitin 2004.
Këta hebrenjë që u sistemuan në kampin e Ferramonti u mirëpritën nga populli arbëresh dhe kalabrez. Hebrenjëve të dëbuar dhe të internuarve, në këtë kamp iu lejua, liri dalje, Ata ngritën një infermieri me një farmaci të aneksuar ku Mjekëve hebrenj iu lejuan të praktikonin profesionin e tyre. Shpesh banorët e zonës përreth kampit vinin dhe kuroheshin tek ata. Kampi u kthye dhe si strukturë mësimi dhe edukimi. Ata ngritën një shkollë, një kopsht, një mensë për fëmijë, një bibliotekë, një teatër dhe objekte kulti (dy sinagoga, një kishë katolike dhe një tjetër ortodokse greke ). Bashkimet dhe martesat mes të internuarve nuk ishin të rralla. Gjatë asaj periudhe u lindën 21 fëmijë. Në biblotekën Masci, \Mashi në Santa Sofia d- Epiri, (edhe ky një ngulim arbëresh), ruhet në brëndësi të saj një pikturë, e cila nuk është thjeshtë një skicë, por përmban brënda saj një botë, shpirta, e jetë njerëzish. Mbi këtë skicë është evidencuar fjala Falenderim ” Ringraziamento”. E gjithë përmbajtja i përkushtohet një familje arbëreshe, Familja Cardamone nga Santa Sofia
Skica i ngjan një dipllomë nderi, e pikturuar me bojëra uji. Në të majtë të fletës, është një udhëtar me një mushkë që përshkon kodrat në një shtëpi. Përshkohet jeta e përditshme e tyre, Giovanni Cardamone dhe familjes se tij qe i shpetoi jeten këtij ebrei, e mbajti në shtëpi deri në momentin e largimit të tij.
Ajo që i bashkon hebrenjtë dhe shqiptarët është dashuria për vendin, malli për atdhe e për sakrificë ndaj idealeve për atdhedashuri!Foto, fonte, Giovanna Cardamone, mbesa e Giovannit. (fotografia Biblioteca Masci: Ladri di polvere)
Një sërë personalitete të jashtëzakonshme gjetën strehë në kampin Ferramonti, të cilët dhe që më vonë bënë karrjerën e tyre. Mund të përmendim:
Ernst Bernhard, mjek dhe psikiatër nga Berlini, i cili ishte një nxënës i rëndësishëm i Carl Gustav Jung në Cyrih, analist i personaliteteve të mëdha të kulturës italiane, me të cilët u bë mik dhe i besuar, si Federico Fellini, Natalia Ginzburg, Giorgio Manganelli dhe Cristina Campo;
Imi Lichtenfeld, ebre hungarez, asokohe shtetas izraelit, i cili hyri në histori si ekspert i arteve marciale dhe shpikës i metodës së famshme luftarake dhe vetëmbrojtëse të quajtur Krav Maga, e praktikuar sot nga agjentët e Mossad-it dhe trupat e zgjedhura izraelite;
Moris Ergas, një hebre origjina grek që pas çlirimit u bë një nga producentët më të rëndësishëm të filmit të kinematografisë italiane në vitet 1960, duke e lidhur emrin e tij me atë të kryeveprave të Rosselinit, Pasolini dhe De Sica;
David Mel, i cili punoi si kuzhinier gjatë ndalimit të tij në Ferramonti, por më vonë u bë një shkencëtar i cili u nominua disa herë për çmimin Nobel për mjekësi, zbuluesi i vaksinës për dizenteri;
Richard Dattner, një hebre i ri polak i internuar me familjen e tij në Ferramonti, i cili emigroi në SHBA dhe u bë një nga arkitektët më të rëndësishëm dhe më të famshëm amerikanë pas luftës;
Oscar Klein, një hebre i ri austriak i burgosur me familjen e tij në Ferramonti, ku me sa duket mësoi bazat e xhazit, dhe i cili më vonë u bë një kompozitor dhe interpretues i famshëm i muzikës swing dhe Dixieland;
Menachem Shelah, një ebre dalmat i cili më vonë emigroi në Izrael ku u bë një historian dhe studiues i rëndësishëm i Shoas;
Michel Fingesten, një hebre italo-austriak që studioi në Vjenë së bashku me mikun e tij Oskar Kokoschka, duke u bërë nga ana tjetër një nga artistët dhe gdhendësit më të rëndësishëm të viteve 1900, i famshëm për ish-libris për veprat e tij grafike të ekspozuara në muzetë në mbarë botën. – i internuar në Ferramonti, ngriti një shkollë arti për të burgosurit e kampit. Fatkeqësisht, Fingesten vdiq disa ditë pas lirimit të tij për shkak të një infeksioni të kontraktuar në robëri. Ai varroset edhe sot në varrezat e vogla të Cerisanos, pranë Kozencës.
Gustav Brenner, një çifut austriak, i cili e shndërroi ndalimin e tij në Ferramonti në një zgjedhje jete që e çoi atë të vendosej në Cozenza, ku pas luftës ai themeloi një botim. shtëpia e kulturës e specializuar për vepra të lashta dhe të rralla të ribotuara në botime anastatike, aktive edhe sot.
Shqiptarët dhe Hebrenjtë
Kur fqinjët tanë si Bullagaria, e cila aplikoi ligjin antisemitismo, apo Serbia që ishte rajoni i parë evropian ku Holokausti u zbatua në mënyrë radikale, sistematike dhe të plotë, në Shqipëri për arsye të forta e të brëndëshme nuk u lejua aplikimi i këtij ligji . Senatori amerikan me origjinë arbëreshe( Greci\Av\Itali), Joesef Dioguardi së bashku me kongesmenin Tom Lantos, hebre nga hungarez, i mbijetuari i Holokaustit, në një vizitë në Shqipëri në vitin 1990, duke ditur mbi rolin e shkëlqyer të shqiptarëve mbi ebrenjtë, nëpërmjet një leje të posaçme nga Ramiz Alia, në atë kohë kryetar shteti të Republikës së Shqipërisë, pasardhësi i Enver Hoxhës, kërkuan të bënin hulumtime e kërkime në arkivën e shtetit mbi aktet për konstatimin e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri. Dokumentet u nisën për në Israel të cilat u ekzaminuan nga Yad Vashem i cili i konsideroi të vlefshme dhe ato ishin një minierë mbi shpërtimin e hebrenjëve nga shqiptarët e Mitrovicës, Prizërenit, Pejës, Deçanit, Gjakovës, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Burrelë, Korçë, Delvinë etj.
Nga aktet mësojmë midis të tjersh se një regjiment prej katër burrash të udhëhequr nga Mehdi Frashëri në atë kohë Kryeministër; iu kërkua lista e hebrenjve që banonin në Shqipëri, por qeveria nuk pranoi, dhe përkundrazi i ndihmoi hebrenjtë duke i furnizuar me dokumente false, pashaporta dhe duke i bërë ata të ndiheshin qytetar të barabart si shqiptar. Në ato vite asnjë ligj zyratar nuk u mor për ta si për dorëzimin e tyre ashtu edhe për vjedhjen e pasurisë së tyre.
Deshmia e Irene Grunbaum, e cila gjithashtu shpëtoi nga vdekj
Në librin Autobiografia e Irene Grunbaum, përkthyer dhe redaktuar nga Katherine Morris do të lexojmë: Lamtumirë Shqipëri. Më ke dhënë aq shumë, mikpritje, strehim, miq dhe aventura. Lamtumirë shqiptar, një ditë do t’i tregoj botës se sa të mirë janë, pa frikë, të fortë dhe besnikë bijtë tuaj, sa vdekja dhe djalli nuk mund t’i frikësojnë ata. Nëse është e nevojshme, ju do të dini se si t’i mbroni ata dhe ata nuk do t’ju lejojnë të jepni madje edhe nëse humbni jetën e tyre. Portat e vendit tuaj të vogël mbetën të hapura, Shqipëri. Sytë e tu të mbyllur, kur është e nevojshme, për t’u dhënë njerëzve të persekutuar të varfër një tjetër shans për të mbijetuar më të tmerrshmit nga të gjitha luftërat. Shqipëri, ne i mbijetuam rrethimit për shkak të njerëzimit tuaj. Ju falënderojmë.
Genocidi i pandëshkuar i Serbisë ndaj popullsisë Kosovare dhe gjenocidi i pandëshkuar i Greqisë ndaj popullsisë Çame!
Në këtë memorje të kujtojmë dhe mos të harrojmë edhe gjenocidi i bërë popullit shqiptar në Kosovë nga Serbia. Gjenocid do të thotë vrasja e qëllimshme e njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze që çojnë në eliminimin fizik të ndonjë populli. A nuk ishte gjenocid, antisemisëm, veprimet e Serbisë mbi popllin kosovar ne vitet në 1998-1999 vitet e vrasjeve, djegieve dhe të masakrimeve të qindra e të mijëra qytetarëve të pafajshëm e të pambrojtur, vite të vrasjeve, të djegieve të masakrimeve edhe të fëmijëve, grave e pleqve, të zhdukjes së dhjetëra, qindra e mijëra familjeve shqiptare të vrasjes dhe masakrimeve të një populli të tërë?. Përdhunimet e grave e të vajzave shqiptare ishin akte të organizuara mirë nga Serbia dhe u përdorën qëllimisht si instrument për të terrorizuar popullsinë civile. Kjo formë e dhunës u përdor si armë lufte dhe instrument i spastrimit etnik sistematik. Mijëra shqiptarë të kësaj treve mbetën të vrarë dhe të masakruar nga trupat paramilitare por dhe ato të rregullta të ushtrisë serbe. Ndërsa mendohet që mbi një mijë të tjerë të vazhdojnë të cilësohen si të zhdukur pasi ende nuk dihet se ku mund t’iu gjenden eshtrat.
Por mos të harrojmë e të sjellim edhe memorjen e popullit Çam bërë nga Greqia
Çamëria është një krahinë gjeografike dhe etnografike në pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve, që shtrihet përgjatë bregdetit të Detit Jon dhe qendrat kryesore të saj janë Filati, Gumenica, Lura, Margëllëçi, Arta, Paramithia, Parga dhe Preveza. Emri Çamëri e çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Thiamis), sot Kalama. Si pasojë e masakrave u spastrua etnikisht një popullsi prej 35.000 banorësh, shqiptarë muslimanë të Çamërisë që u vendosën kryesisht në Shqipëri dhe në kampin e ngritur në Kavajë, ndërsa rreth 5 mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet, Bashkohem me mendimin që, të njihen këto gjenocide dhe të ndëshkohen, për tu realizuar kjo kërkon edhe angazhim dhe impenjim jo vetëm nga forcat politike, por nga secili do që ndihet shqiptar!
Ornela Radovicka
Qendra albanologjike, pranë Bibliotekës A. Bellusci
Frasnito\Frascineto \ Calabri