Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Idea vetëvrasëse e anëtarësimit të Ukrainës në NATO

 

Shkaktoi habi në shumë qarqe diplomatike njoftimi në 19 janar 2023 në mediat ndërkombëtare se kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte kishte deklaruar që Ukraina mund të pranohet anëtare e NATO-s në samitin atlantik të 11-12 korrikut ne Vilnius. Deklarata e saj me tone optimiste ishte se “askush nuk është në gjendje të pengojë Ukrainën të bëhet anëtare me të drejta të plota në aleancën mbrojtëse atlantike, nëse Ukraina e dëshi ron dhe synon për këtë”.

Habia vjen nga fakti se ajo është kryeministrja e vendit mikpritës të samitit atlantik të korrikut dhe nuk kuptohet nga e ka këtë siguri, kur shumica e shteteve anëtare të NATO-s, janë të ndërgjegjshëm se kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në NATO në situatën e tanishme është e parealizueshme si në samitin e Vilniusit dhe shumë kohë pas samitit.

Nga pikëpamja diplomatike nuk është koha për të përsëritur parimin e njohur qendror të NATO-s “të dyerve të hapura” për çdo shtet dhe që askush nuk mund të ndalojë shtetet sovrane të përcaktojnë vetë politikën e jashtme dhe aleancat ku duan të hyjnë.

Por parimi i mësipërm atlantik ka kriter themelor zbatimin real dhe konkret, nëse shteti kërkues është në paqe dhe në ushtrim të plotë të sovranitetit të tij. Diskutimi i tanishëm lidhur me të drejtën e Ukrainës për anëtarësim në NATO duhet parë jashtë kuadrit të normalitetit, që ka pasur orientimi atlantik i saj në kohën e gjendjes së paqes. Ukraina ka pësuar agresionin e parë ushtarak rus në vitin 2014, kur Rusia i aneksoi me forcë Krimenë dhe futi forcat ushtarake në Ukrainën Lindore për të mbajtur të ndezur konfliktin ushtarak, dhe në shkurt 2022 Rusia ndërmori agresionin e dytë ushtarak duke i pushtuar dhe aneksuar katër rajone ukrainase, dhe lufta e përgjakshme është në vazhdim e sipër.

Pra situata është përmbysur krejtësisht dhe prioritetet strategjike ukrainase kanë ndryshuar rrënjësisht, sepse Ukraina duhet të përballojë agresionin ushtarak rus, të çlirojë vendin dhe të vendosë sovranitetin në gjithë territorin e saj.

Nuk dihet se kush e ka këshilluar presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski që ai në 30 shtator 2022 nënshkroi kërkesën zyrtare të anëtarësimit në NATO me procedurë të përshpejtuar. Është vërtet e paqartë, sepse vetë presidenti Zelenski ka qenë i ndërgjegjshëm që vendi i tij nuk mund të hyjë në kohë lufte në NATO, dhe në 15 mars 2022 ka deklaruar:” Ne në NATO nuk hyjmë dot. Kjo është e vërteta dhe këtë duhet ta pranojmë”.

Akoma më i habitshëm është fakti që në 2 tetor 2022, ende pa u ftohur dhe pa u analizuar me lupën diplomatike dhe strategjike kërkesa zyrtare e Ukrainës për anëtarësim në NATO, 9 shtete anëtare të Aleancës Atlantike: Polonia, Rumania, Sllovakia, Çekia, Estonia, Letonia, Lituania, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, nëshkruan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të kërkesës së paraqitur nga presidenti ukrainas.

Nëse mendohet se presidentit ukrainas i duhet tani paraqitja e kërkesës së pamundur për anëtarësim në NATO për qëllimet e tij politike dhe propagandistike për të inkurajuar ushtrinë dhe popullin ukrainas në luftën e vështirë kundër agresionit rus, nuk janë të qarta motivet e nëntë shteteve anëtare të NATO-s, që firmosën deklaratën e përbashkë të përkrahjes. Interesante është se të nëntë janë shtete ish-komuniste, të cilat dikur i kanë përkitur perandorisë komuniste sovjetike.

Ndoshta kjo vjen nga memoria e pashlyer e çizmes së rëndë ruse dhe nga shtysa për të irrrituar Moskën.

Megjithëse Kievi pretendon se ka ar ritur të sigurojë mbështetjen e 11 shteteve të NATO-s për kërkesën e anëtarësimit, në skanerin politik, diplomatik, ushtarak, gjeopolitik, etj. analizat çojnë te përfundimi se anëtarësimi i përshpejtuar i Ukrainës tani në kulmin e agresionit ushtarak rus dhe të një Ukraine nën pushtim, është një ide jashtëkohore dhe madje vetëvrasëse.

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në këtë situatë mund të konsiderohet hapi i dytë i saj i gabuar, pas gabimit të saj të parë të kërkesës drejtuar NATO-s pas fillimit të agresionit rus në territorin e saj që Aleanca të garantonte zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. Kjo donte të thoshte që NATO të hynte në luftë me Rusinë, duke luftuar me gjuajtësit, me raketat dhe me dronët rusë në qiellin e Ukrainës, gjë që do të ishte shpallje lufte Rusisë nga NATO.

Në faqen zyrtare të NATO-s të datës 9 dhjetor 2022 lexohet qartë qendrimi i selisë atlantike: ”Vendosja e një zone të ndalim-fluturimit në Ukrainë do t’i çonte forcat e NATO-s në një konflikt direkt me Rusinë. Kjo do të çonte në shkatërrim për të gjitha shtetet e përfshira”.

Për mungesën e realizmit të kërkesës se Kievit mjafton fakti që Ukraina është në luftë e sipër me Rusinë, një pjesë e mirë e territorit të saj është e pushtuar nga ushtria ruse dhe katër rajone ukrainase, njësoj si Krimea, u aneksuan tani dhe u dekretuan nga Kremlini pjesë e hartës ruse dhe e shtetit rus. Nëse supozojmë për një moment se NATO do të bënte hapin e pamendueshëm të futjes tani të Ukrainës në rradhët e Aleancës, NATO do të detyrohej nga neni 5 i Traktatit Themelues për mbrojtjen kolektive atlantike që të futej në qendër të konfliktit dhe atëhere nuk do ishte më luftë midis Ukrainës dhe Rusisë, por do të ishte luftë midis NATO-s dhe Rusisë.

Nuk don imagjinatë të madhe për të kuptuar se kjo është t’i hapësh derën luftës së tretë botërore me katastrofa njerëzore të pallogaritëshme, sepse do te shndrrohej në një luftë bërthamore midis dy palëve ndër luftuese.

Duket jo rastësisht në 19 janar 2023, Dmitri Medvedev, ish president i Rusisë dhe tani zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, ku kryetar është presidenti Putin, deklaroi se “një humbje ushtarake e mundëshme e pësuar nga një fuqi nukleare mund të shkaktojë konflikt nuklear”. Gjatë invazionit rus në Ukrainë presi denti Putin ka kërcënuar disa herë me përdorimin e armëve bërthamore dhe konkretisht ka paralajmëruar se futja e Ukrainës në NATO do të çojë në konflikt bërthamor.

Mesazhet bërthamore ruse nuk janë për Ukrainën, por i drejtohen direkt NATO-s, që të mos bëjë gabimin që të bëhet palë në luftë për hatër të Ukrainës. Asnjë logjikë nuk e pranon që 30 shtete anëtare të NATO-s duhet të futen në luftë për Ukrainën. NATO i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonëshme në armatime, financime dhe në shërbime të tjera, çka e ka mundësuar Ukrainën të rezistojë kaq gjatë ndaj agresionit ushtarak rus.

Nuk mund të anëtarësohet një shtet në luftë me Rusinë, që ka trupa ruse në territorin e vet dhe pothuaj gjysma e territorit është aneksuar nga Rusia. Nëse NATO do të bënte gabimin strategjik të anëtarësimit të një Ukraine në luftë, do të përligjte pretekstet e Kremlinit se Rusia ndërhyri ushtarak isht në Ukrainë për shkak se atje po vinte NATO në kufirin rus.

Është e qartë se pa ndaluar lufta dhe pa u vendosur paqja midis Ukrainës dhe Rusisë, pa u larguar trupat ruse nga gjithë territori i Ukrainës, kërkesa zyrtare e Kievit për anëtarësim të përshpejtuar mbetet një mision i pamundur.

Nuk qendron argumenti i Kievit që për Ukrainën mund të ndiqet shembulli i Suedisë dhe i Finlandës, të cilat po pranohen në NATO me procedurë të përshpejtuar pa marrë as “Planin e Veprimit për Anëtarësim”, që është procedura normative e anëtarësimi të një shteti. Por Ukraina në asnjë parametër nuk mund të krahasohet me Suedinë dhe Finlandën, të cilat para së gjithash nuk janë në luftë me Rusinë. Edhe nëse Ukraina do të ishte në kushte paqeje, ajo është shumë larg plotësimit të kushteve dhe kritereve të NATO-s për anëtarësim.

Nga gjithë këta faktorë, që përmendëm më sipër, në NATO ka dominuar real izmi diplomatik i pritjes së ftohtë ndaj kërkesës së nxituar të presidentit Zelenski për anëtarësim të përshpejtuar në NATO. SHBA, Gjermania, Franca, etj. janë shprehur qartë për papërshtatëshmërinë e kërkesës ukrainase. Këshilltari i Sig urisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan, deklaroi në 6 tetor 2022 se “procesi i anë taresimit të Ukrainës në NATO do të mer ret në shqyrtim në një kohë të ndryshme”.

Presidenti francez Makron deklaroi në 22 dhjetor 2022 se “Hyrja e Ukrainës në NATO do të merret nga Rusia si diçka konfliktuoze. Ky nuk është varianti më i besueshëm që asaj do t’i sjellë garancitë e sigurisë”. Është alogjike që një shtet në luftë, që nuk është anëtar i NATO-s, të kërkojë garanci sigurie duke hedhur 30 shtetet atlantike në zjarrin e luftës me Rusinë. Udhëheqësit e Ukrainës duhet të ishin menduar shumë kohë më parë për konfliktin ushtarak me Rusinë, sepse e dinin fare mirë se kush ishin ambicjet imperi ale të Kremlinit.

Nëse do të ishin treguar largpamës dhe vizionarë, ata nuk duhet t’ia kishin dorëzuar Rusisë gjithë arsena lin bërthamor, që ndodhej në territorin e Ukrainës. Nëse Ukraina do të dispononte sot ato armë bërthamore, Rusia nuk do të guxonte të ndërmerrte dy agresione ushtarake kundër Ukrainës dhe të aneksonte terri toret tokësore dhe detare ukrainase. Si shtet anëtar i Natos edhe Shqipëria ka të drejtë të ketë qendrimin dhe mendimin e saj mbi kërkesën e Ukrainës. Duke pasur të drejtën e votës dhe të vetos për anëtarësimet e reja, Shqipëria duhet të shprehet vendosmërisht kundër aventur izmit të kërkesës ukrainase.

Edhe në situatën e një Ukraine në paqe Shqipëria ka një argument kombëtar plus për të kushtëzuar votën e saj lidhur me anëtarësimin e Ukrainës. Ukraina nuk e ka njohur shtetin e Kos ovës për hatër të Serbisë dhe për më tepër vazhdon të mos e njohë Kosovën edhe tani gjatë agresionit rus, në një kohë që Kosovës është nga shtetet, që e ka përkrahur plotësisht me të gjitha format luftën e drejtë të popullit ukrainas.

Kosova, pa qenë shtet kandidat i BE, është bashkuar me sanksionet e BE dhe të SHBA kundër Rusisë, kurse Serbia, shtet kandidat i BE, ka refuzuar të bashkohet me sanksionet dhe ka ndihmuar agresorin rus, siç dëshmon edhe hapja kohët e fundit në Beograd e qendrës së sherbimit sekret ushtarak rus “Wagner” për rekrutimin e mercenarëve serbë kundër Ukrainës.

Jo Ukraina, por Kosova duhet të pranohet anëtare e NATO-s me proces të përshpejtuar. Shqipëria sa më parë duhet të ndërmarrë në gjirin e NATO-s nismën diplomatike për anëtarësimin atlantik të Kosovës. Ka një kërkesë zyrtare të qeverisë së Kosovës, të cilën e ka përkrahur Tur qia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk cënon interesat e Rusisë dhe as nuk çon në luftë me Rusinë. Në përfundim mund të thuhet se idea e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në kushtet e tanishme të luftës me Rusinë duhet konsideruar e palogjikëshme, madje vetëvrasëse./gazeta dita

Please follow and like us: