Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Heshtja, sinonim i procesit të shërimit shpirtëror

 

“Heshtja është sinonim i procesit të shërimit shpirtëror”, Vlora Obertinca.

 

“Secili nga ne kalon nëpër ngjarje të vështira në jetë, periudhë e cila nuk është e lehtë dhe duhet kohë për t’u rikuperuar. Mjeti më i shpeshtë që aplikohet gjatë procesit vetshërues është heshtja dhe jo më kot thuhet që heshtja është si ari.

Andaj, kur e vëreni se dikush qëllimisht ju shmang dhe ka rënë në heshtje, lëreni të qetë në botën e vet sepse askush nuk e di nëpër çka është duke kaluar ai njeri. Thjesht, çdo plagë kërkon kohë pêr t’u shëruar dhe koha shëron çdo gjë.

Me rëndësi është të jemi të hapur me njëri-tjetrin dhe kur kthehen të shëruar, të jemi aty për ta dhe t’u dhurojmë shumë ngrohtësi dhe dashuri. Kjo sepse kujdesi ndaj tyre është kujdes ndaj vetes sonë, ngase nesër mund të jemi ne ata që biem në heshtje”.

Please follow and like us: