Albspirit

Media/News/Publishing

Carl Bildt: Propozimi evropian, marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë

Stokholm, 30 janar 2023 – Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, e konsideron si “ofertë të drejtë” propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bildt ka thënë se marrëveshja e propozuar nga BE-ja do t’u mundësonte të dy vendeve të ecnin përpara dhe ka theksuar se nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për të dyja vendet.

“Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë që është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte dy vendet të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, ka shkruar Bildt në Twitter.

https://twitter.com/carlbildt/status/1619734612489678849?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1619734612489678849%7Ctwgr%5E6b4f0874d55bfb9a7569b9aa3ecd8fe66537009c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fcarl-bildt-propozimi-evropian-marreveshje-e-drejte-per-kosoven-dhe-serbine%2F

Bildt e ka bërë këtë koment mbi një postim të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili ka cituar një paralajmërim të përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku thuhet: “Nënshkruani marrëveshjen ose përballuni me pasoja”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropianai nuk është prezantuar në trajtën “merre ose lëre”, por si platformë për diskutim të mëtutjeshëm.

Kurti ka thënë se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutim, por nuk përmban gjithçka që Kosova do të dëshironte.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiqi ka dhënë sinjale se vendi i tij do ta pranojë propozimin evropian për marrëveshje.

Please follow and like us: