Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Dolën djajtë

 

Të gjithë djajtë kane dalë nga shishet,

S’mund të mblidhen përsëri,

E pushtuan vendin tonë,

Që nga jugu në veri.

 

Nuk ngopen me privilegje,

Ca të qetë, e ca zhurmues,

Atë që i bënë djajtë,

S’e ka bërë asnjë pushtues.

 

Dolën djajtë dhe u shpërndanë,

Anembanë tokës sime,

Ca u bënë hajdutë të thjeshtë,

Ca të tjerë hajdutë me çizme.

 

Dolën djajtë të gjithë njëherësh,

Fatin tonë morën në dorë,

Ca u benë politikanë,

Ca u gjyqtarë e prokurorë.

 

Dolen djajtë e morën dhenë,

Pa kurrëfarë dashurie,

Disa u bënë deputetë,

Disa kryetarë partie.

 

Dolën djajtë dhe bëjnē ligjin,

Kudo nëpër Shqipëri,

Djajtë nuk kanë ideale,

Edhe pse janë në parti.

 

Dolën djajtë nga grykë e shishes,

Për të rjepur shqiptarët,

Disa u bënë analistë,

Për të lehur për pronarët.

 

Dolën djajtë e s’kthehen kurrë,

Nuk ka ligj ta ndali djallin,

Natën numërojnë dollarët,

Ditën flasin për moralin.

 

Dolë djajtë me një qëllim,

T‘i marrim Atdheut shpirtin,

Natën s’lënë gjë pa grabitur,

Ditën predikojnë pë Krishtin.

 

Dolën djajtë nga humbëtirat

Kush mund ta ndalojë më djallin!?

Ditën qajnë për këtë popull,

Natën qeshin dhe e tallin.

 

Dolën djajtë dhe të kënaqur,

Na i bëjnë nga lart me dorë,

Por kulmi i poshtërimit,

Është se hiqen si shenjtorë.

Please follow and like us: