Fjodor Dostojevski: Në kohë tranzitore dalin në sipërfaqe e ngjiten lart fundërrinat
“Në çdo kohë tranzitore dalin në sipërfaqe e ngjiten lart këto fundërrina, që ekzistojnë në çdo shoqëri, të cilëve nuk u mungon vetëm qëllimi, por edhe aftësia për të menduar dhe që shprehin me gjithë forcën e tyre, nervozizëm e padurim. Këto fundërrina, pa e ditur vetë, bien e vihen nën komandën e një klike të vogël ‘përparimtarësh’, që veprojnë sipas një qëllimi të përcaktuar; kjo klikë i drejton këto fundërrina aty ku i duhet, ndonëse kjo klikë ndodh të jetë e përbërë edhe prej idiotësh të vërtetë… Dhe mendjet më të ndritura habiten e bëjnë pyetjen: Si ia lejuan vetes të mashtrohen prej tyre”?
Post Scriptum:
I njohur për shkrimet e romaneve me kuptim psikologjik, librat e tij kanë një mënyrë të veçantë ruse të të shkruarit dhe krijimi i personazheve psikologjike e filozofike, është ajo që e bënë të mbetet një ndër figurat më të shquara të letërsisë botërore. Fjodor Dostojevski, ishte i lindur në Moskë, vinte nga një familje mjaft fetare, ai ishte i trajnuar për të qenë një inxhinier ushtarak, mirëpo letërsia është ajo që ai e kishte gjithmonë pasion. Përkushtimi i tij i përjetshëm ndaj letërsisë u rrit nga themeli që i dhanë prindërit e tij si fëmijë, shkrimet e tij e bëjnë atë pasionant dhe unik. “Krim dhe Ndëshkim”, “Idioti”, “Vëllezërit Karamazov”, janë romanet në të cilat Fjodor Dostojevski trajton çështje filozofike dhe psikologjike, madje shpesh është konsideruar si një ndër psikologët më të mirë në historinë e letërsisë. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Cari Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anulonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit. Ndërkaq, Dostojevski u burgos dhe u dënua për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse, gjatë qëndrimit në burg ai kishte shkruar “ Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, vepër kjo e cila bazohet në përvojat e tij në burg.
Fragment nga “Krim dhe Ndëshkim” Dostojevski:
Vetëm njërit i vjen keq për ne qyqarët, atij që për të gjithë ndien keqardhje! Ai dhe na është gjyqtari. Do të vijë në ditën e caktuar dhe do të pyes: “Ku je, moj bijë, që veten e shite për qejfin e njerkës së keqe, për vocërrakët e huaj? Që babanë, një pijanik të pandreqshëm, jo njeri, por egërsirë e shkuar egërsirës, gjete forca të mëshirosh?”. Pastaj do të thotë: “Eja këtu! Të kam falur… Të falen gjynahet, sepse e ke pas dashur tjetrin”.