Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Ku shkon kjo vajzë?

 

Ku shkon kjo vajzë këtë mbrëmje dimri,

Për ku me ngut nxiton,

Cili djalë po e pret diku,

Nën cilin shtyllë neon?!

 

Ku shkon kjo vajzë e krehur bukur,

E gjitha krejt si dritë,

Për kë i ka bërë buzë kaq të ndezura,

Për kë i ka zbukuruar sytë?!

 

Ku shkon kjo vajzë e dashuruar,

E qetë dhe pa bërë zë,

Kush është djaloshi që pret padurim,

Që sonte do puthet me të?!

 

Ku shkon kjo vajzë me hap të nxituar,

Nën kētë qiell blu

Kaq shumë e qeshur, kaq e gëzuar,

Patjeter që e pret dikush, diku.

 

Ku shkon kjo vajzë këtë mbrëmje dimri,

Për ku me ngut nxiton,

Cili djalë po e pret diku,

Nën cilin shtyllë neon?!

Please follow and like us: