Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Zymeri: Ti që nuk u ktheve kurrë

(Dedikuar mikes sime më të mirë e cila fatkeqësisht nuk gjendet fizikisht në mesin tonë).

 

 

 

Ti ishe një engjëll në tokë

një dashuri që sillte dritë,

prita të takohemi prapë

e jo të dëgjoja fjalë që ti ke ik.

 

Prita të kthehesh e fortë

si një shqiponjë që mposht çdo gjë,

mirëpo shpresa filloi të zbehet

kur më nuk dëgjova asgjë nga ti.

 

Besova në mrekulli

që çdo gjë do të bëhet mirë,

por një ditë mora lajmin e zi

dhe drita m’u bë erresirë.

 

Luta Zotin fort

të shihja edhe njëherë unë ty,

si duket Zoti dëgjoi lutjet

dhe papritmas një natë mu shfaqe ti.

 

Ah kjo është vetëm një ëndërr

ta thash at natë në sy,

ngadalë ma kape dorën

më the: shiko…

unë jam e vërtetë si ti.

 

Mu ndryshua mendja

e prap besova në mrekulli…

Aty lartë pash Hënën e bukur

dhe yjet që ndriçonin natën,

oh sa dashuri!

 

 

Thash Zot faleminderit

për gjithë këtë lumturi,

më fal që ma herët

nuk kërkova këtë gjë nga ti.

 

 

Ishim kaq të lumtura

e qeshnim me lot,

sa shpejt erdh koha të ndahemi

edhe njëherë e përgjithmonë.

 

Sa e bukur është jeta

i thashë me habi,

në një moment pashë lotët

që dilnin nga ata sy.

 

Në atë çast u zgjova

e nuk të pashë aty,

sa shumë u dëshpërova

të kthehesha në këtë realitet si ky!

 

 

E di që nuk doje të ikje,

sepse vdekjen nuk e doje ti.

Thoje që do luftoje fort

dhe betejen ta fitoje ti.

 

Kështu e paska jeta

po t’dika edhe me të zhgënjy..

Në një moment jemi këtu

e të nesërmen nuk e dimë.

 

 

Fjalët nuk mbarojnë

kur unë filloj e shkruaj për ty,

për ty shpirt i bardhë

që pushon atje në përjetësi!

 

 

Please follow and like us: