Albspirit

Media/News/Publishing

Sekreti japonez që pallatet të mos bien nga tërmeti

Japonia është një nga vendet që goditet më shumë nga tërmetet. E megjithatë, dëmet në njerëz e dëmet materiale janë më pak krahasuar me dëmet që shkaktojnë tërmetet me të njëjtën fuqi në vendet e tjera.

Tërmeti 7.9 ballë që ra 2 ditë më parë në Turqi dhe Siri, la mbi 16 mijë viktima dhe dëme materiale të konsiderueshme.

Më shumë se 6400 ndërtesa, shtëpi e palate u shkatërruan plotësisht, duke bërë që edhe njerëzit që mbijetuan të mos kenë ku të futen.

Edhe pse tërmeti ishte shumë i fortë, kjo nxorri në pah cilësinë e dobët të ndërtimeve të bëra në dy shtetet përkatëse.

Zgjidhjen për mos rrëzimin e pallateve në kohë tërmetesh duket se e ka gjetur Japonia. Mënyra se si ndërtohet në themele është çelësi i suksesist. Mekanizmat lëvizës në sajë të lëkundjes bëjnë të mundur që godina mbi sipërqafe të mos pësoje dëme deri në shkatërrim.

Please follow and like us: