Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Harlisja rozë në San Remo, liri apo llogari

Në Sanremo mund të jetë harlisur krijimi artistik gjer në një revolucion të ri seksual dhe për këtë do të diskutohet me javë dhe dekada.

Që një ngjarje e madhe, madje tradicionale mund të shfrytëzohej për të “instaluar” një platformë lirie të shprehjes së seksualitetit, homoseksualitetit, identitetit fluid, zgjedhjeve personale edhe kjo mund të hyjë me ca vështirësi tek thjesht “provokimi” sipas disave.

Mirëpo që kjo detyrë t’i besohet një çifti, që pasurohen çdo minutë me klikimet nga vëmendja, që tërheqin si influencues: ajo si sipërmarrëse dixhitale që reklamon veshje, aksesorë dhe produkte kozmetike dhe ai si repist dhe bashkëshorti i saj, të dy bashkë me jetën personale e familjare shfaqur pa ndalesë në rrjet kjo krijon dy probleme.
•Sanremo shndërohet në forum për çështjet e seksualitetit, ku kënga u bën sfond dhe humbet protagonizmin.
•Shoqëria shpërqendrohet në debatin që prodhon skandali dhe provokimi, ndërsa disa syresh pasurohen me klikimet dhe reklamat, që gjenerojnë prej tyre. Me mision të vetëm paranë.

Chiara dhe Fedez shtojnë perandorinë, një brez i tërë çoroditet me idenë se seksualiteti sido të trajtohet shet, të bën të klikueshëm, lexo të pasur. Nuk di mandej nëse kjo është liri, apo llogari.
Këtu më bezdisin influencërat që pushtojnë skenat e artit dhe kulturës, aty ku vlon habitati natyral i zhvillimit shoqëror. Sepse për ta perëndi është klikimi, që prodhon parà, për artistin ndikimi, që prodhon zgjim shpirtëror.

Please follow and like us: