Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria ime/Gramoz Burba risjell magjinë e këngëve burimore

Të bashkuar harmonikisht, Recitali i Korit të Ansamblit Popullor sjell krijimet më të bukura muzikore të trevave shqiptare.

Koncerti koral “Shqipëria ime”, me një repertor të pasur e të larmishëm, me këngë burimore dhe koralet e përpunuara, si dhe me interpretime mahnitëse në instrumente të solistëve, do të flasë shumë mbi identitetin tonë kulturor e përcjelljen e tij te brezat e rinj.
Ideatori Gramoz Burba dhe drejtuesi i Orkestrës së Ansamblit Popullor, Alban Tahiri premtojnë shumë emocione të veçanta për atdhedashurie, bashkë me dirigjentin Vladimir Hasimi, Grupin Koral dhe solistët e vokalit të Ansamblit Popullor.

Bileta kushton 800-1000 lekë dhe mund ta tërhiqni çdo ditë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.

Please follow and like us: