Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Kurthi i keqkuptimit ndërshqiptar

 

 

“Bashkëpunimi i arsyeshëm (racional) në mes të individëve, duke krijuar sinergji të grupimeve në çdo fushë, sjellë inovacione dhe begati për shoqërinë dhe shtetin”, Dr. Vlora Obertinca.

Sa më shumë njeriu ngjitet në karierrë dhe pozicionohet në shoqëri, e vëren mungesën e komunikimit dhe bashkëpunimit adekuat në mes të individëve në çdo pore të jetës. Asgjë nuk realizohet në mënyrë të izoluar dhe vetanake.  Duke u distancuar dhe duke mos bashkëpunuar, lindin intrigat dhe, si pasojë e tyre, rrjedhin përçarjet e padëshiruara dhe tëpanevojshme. Më së lehti është të ikësh dhe të braktisësh një situatë të caktuar. Por, ēshtë fisnikëri dhe bujari të sqarosh situatën duke bashkëbiseduar, në mënyrë që t’i hapësh rrugë mirëmbajtjes së raporteve miqësore të ndërsjellta. Fatëkeqësisht te ne si popull, ky nivel kulturor i komunikimit ndërnjerëzorē mungon. Ne nuk dimē se si të ballafaqohemi me situata të tilla dhe nuk shkojmë drejtpërdrejt te burimi i informimit, por i besojmë si të qena gënjeshtrat, intrigat tendencioze të palëve tē treta dhe kështu krijojmë rrejshëm një imazh të urryer karshi njē personi të pafajshëm.

Kjo nuk është krenari, kur nuk sqarohet njeriu me njeriun deri në fund. Kjo ēshtē ego e sëmurë dhe kompleks i vlerës së ulët.

Kjo dukuri ndodh në të njejtën mënyrë deri në qarqet shtetërore, ku merren vendime madhore për vendin dhe popullin. Asnjë lider partie nuk ka marrëdhënie miqësore me tjetrin, pikërisht nga mungesa e kontakteve personale bashkëpunuese. Kjo çon deri te krijimi vetanak i opinionit negativ për tjetrin, duke lejuar të fitojnē intrigat, gënjeshtrat e palëve të treta me interes përçarës.

Të dashurit e mi, të gjithë jemi njerëz dhe të gjithë ndodh të gabojmē. Andaj, mos i lejoni palēt e treta t’ua përdhosin personalitetin dhe t’iu përçajnë me të tjerët. Merrni timonin e udhëheqjes së raporteve me njerëz në duart tuaja, sepse dora e huaj nuk na rehaton sikurse dora jonë.

Please follow and like us: