Kur nismën e diplomatit Shaban Muratit e merr Këshilli i Ambasadorëve pa e cituar fare
Tiranë 26 mars 2012
Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka ripërsëritur kërkesën e tij që Shqipëria të shpallë 17 shkurtin festë zyrtare. Ai ka treguar se i ka propozuar Qeverisë shqiptare që nga viti 2012, që kjo dita e pavarësisë së Kosovës të jetë festë zyrtare. Sipas tij, ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar pas 28 Nëntorit 1912.
Shaban Murati: Thirrje e përsëritur për Festën e Përbashkët të Kombit
Tiranë, 22 shkurt 2023
Propozimi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që dita e Pavarësisë e Republikës së Kosovës të shpallet Festë Zyrtare.
Duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,
• si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare;
• si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat Euro – Atlantike;
• si një ditë të shënuar që frymëzon çdo shqiptar;
• si ngjarje madhore për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATOs dhe vendeve të tjera aleate dhe mike;
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike.
Please follow and like us: