Albspirit

Media/News/Publishing

Mimika Luca, emblema e artit kinematografik shqiptar

Elta Milori

Sa herë kthejmë kokën pas në fëmijërinë dhe rininë tonë, menjëherë kujtojmë edhe filmat tanë aq të bukur, të identifikuar me artistët e mëdhenj e të nivelit deri hollivudian.

Këtu në këtë foto është e madhja Mimika Luca në rolin e nënës në filmin tonë aq të dashur “Në shtëpinë tonë” që sa herë e shikojmë na kujton kohën, kur dhe nënat tona na thoshin sa herë që vonoheshim “e solle kokën? Ik se të pret yt atë andej nga kuzhina”!

Teatrin e famshëm ‘Shi në plazh’ ku motër Lajdja ishte një sinonim i gjith motrave të dhimbsura dhe nënave të dashura që nuk ua prishnin fatin djemve të asaj kohe!

Por edhe personazhet e forta Nicës te “Cuca e Maleve” e shumë e shumë figurave të shquara historike e kombëtare!

Sot ajo u përcoll në banesën e fundit me duartrokitje e lule, ashtu si ikin njerëzit e mëdhenj! Në heshtje, butë, qetë, pa bujë e shumë modesti!

E paharuar qofsh emblema e artit kinematografik shqiptar.

Vallëzo me ëngjëjt e krah ëngjëllit tënd Ndrek Luca që po të pret krahapur!

Rrugëto e qetë për në parajsën e të madhit Zot!

E paharuar Mimika Luca!

Ngushëllime nga zemra Gjergji e Rozafa!

Please follow and like us: