Albspirit

Media/News/Publishing

Andi Nasto: Histori e hershme – Pellazge, Ilire dhe Epirote

 

Mbas vdekjes së Aleksandrit të Madh, në shekullin e katërt para erës sonë, Mbretëria e Epirit filloi të rritej. Epiri përbëhej kryesisht prej fisit Ilir të quajtur Molossi. Molossët ishin një fis i fuqishëm, i cili kishte marrë pjesë edhe në luftën e Peloponezit. Molossët iu bashkuan Mbretërisë Ilire, kundër dy aleancave greke, të ashtuquajtura aleanca ‘Achean’ dhe aleanca ‘Aetolian’. Në këtë kohë grekët po zhvillonin luftëra për thërrime nga perandoria e rrënuar e Aleksandrit. Heredoti, historiani më i besueshëm grek njofton se “Epiri është i banuar nga popuj jo-grekë të cilët flasin një gjuhë barbare”. Ai shton se këta popuj në një kohë të lashtë quheshin Pellazgë (domethënë më të hershëm se toka). Këta pellazgë njofton Heredoti si edhe Thucididi, janë ata të cilët shpikën panteonin e perëndive, të cilin grekët e adoptuan më vonë. Është e qartë se Zeusi, Aferdita, Ethina, Thetis, Ari etj nuk mund të jenë perëndi greke pasi këto fjalë nuk kanë asnjë kuptim në greqisht, por në një gjuhë tjetër, gjuhën shqipe. Në një kohë të lashtë Pellazgët kanë banuar në Athinë si edhe në gjithë territorin e Greqisë, perveç ishujve. Ata gjithashtu kanë ndërtuar murin perreth Akropolis në Athinë sepse Pellazgët njiheshin si muratorë të shkëlqyer, nën pagën e qeverisë athinase, e cila më vonë refuzoi pagesë dhe i ndoqi Pellazgët nga territori i saj. Siç dihet në mitologjinë shqiptare, gojëdhana të tilla si ajo e Rozafës dhe Argjiros tregojnë se ndërtimet e kështjellave si edhe flijimet përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të kulturës shqiptare. Ky fakt përforcon prejardhjen e shqiptarëve nga Pellazgët, të cilët ishin një nga popujt më të hershëm Arjan në Ballkan. Pellazgët kanë qenë një fis ose grup fisesh Ilire, të cilët përmenden nga Homeri sëbashku me fise të tjera Ilire si Dardanët, Taulantët, Enkelejdët etj, të cilët luftuan kundër Akejve në luftën e Trojës si aleatë të mbretit Priam dhe Hektorit në mbrojtje të Trojës. Grekët krijuan koloni ne territoret e mbretërive Ilire dhe Epirote sidomos në ishullin e Këlqyrës si edhe në Apollini dhe Dyrrachium (Durrës). Këto koloni u formuan veçanërisht për arsye tregëtie. Ilirët nuk kundërshtuan krijimin e këtyre kolonive për dy arsye: Së pari sepse i jepte atyre mundësinë të tregëtonin me vende të ndryshme, sidomos për blerje parzmoresh, shpatash etj, të cilat prodhoheshin në Greqi, veçanërisht për shije Ilire të dekoruara me figura gjeometrike, të cilat ishin të modës në Iliri, dhe së dyti sepse ilirët nuk e kishin traditë tregëtinë si zanat të trashëguar, por preferonin luftë dhe plackitje, pasi ata kanë pasur një traditë luftarake.

Kur Mbreti Pirro (Pyrrhus) lindi në familjen mbretërore Epirotase, ai u urzupua nga një feud familjar i cili e përndoqi Pirron nga mbretëria Epirotase. Pirroja u detyrua të gjente mbrojtje në mbretërinë mike të Taulantëve të cilët në atë kohë zotëronin territoret e Shqipërisë qendrore përreth Durrësit. Mbasi arriti një moshë të pjekur, Pirroja i mbështetur nga një forcë Taulante pushtoi Epirin dhe përndoqi urzupuesit e tij. Më pas Pirro vijoi të përforconte pushtetin me lidhje martese. Ai u martua me Brikenën. Brikena, ishte e bija e mbretit të fuqishëm Dardan, Bardhyli. Gjithashtu Pirro përforcoi aleancen e tij me fisin e Taulantëve. Mbas këtyre veprimeve, Pirro aneksoi territoret Ilire në veri deri në Shkodër (Scodra), si edhe në lindje duke përvetësuar territore në Maqedoni dhe jug duke pushtuar Greqinë Veriore. Vëmendja e Pirros më vonë u kthye nga perëndimi dhe vecanerisht nga republika e re e Romës, e cila sapo kishte filluar të zgjerohej. Pirroja kapërceu detin dhe luftoi dy beteja të rrepta me Romakët të cilat i fitoi, por me humbje të mëdha. Fatkeqësisht duke marshuar në një qytet të pushtuar një grua hodhi një vazo lulesh nga një vend i lartë, e cila e goditi Pirron në kokë dhe e la të vdekur.

Vdekja e Pirros ishte një fatkeqësi e paimagjinueshme për botën Ilire. Ai u varros me madhështi si një hero i Epirit dhe si një Aleksandër i dytë. Menjëherë pas vdekjes se tij Perandoria Epirotase u shemb. Shume grekë përpiqen ta helenizojnë figurën e Pirros, por kjo është e kotë sepse ai kurrë nuk ju bashku çështjes greke, por gjithmonë luftoi kundër tyre duke pushtuar Greqinë.

Mbas vdekjes së Pirros, një force e re u shfaq në veri të Epirit, kësaj rradhe ishte mbreti Ilir Agron i cili ngriti flamurin mbi kryeqytetin e mbretërisë së vet, Shkodrës. Agroni e deklaroi mbretërinë e vet dhe shfaqi dëshirën për të vazhduar rrugën e Pirros. Mbasi përforcoi lidhjen me Dardanët, Agroni e ktheu vëmendjen drejt jugut. Ai aneksoi territoret e Molossëve, të cilët i kërkuan ndihmë atij kundrejt aleancave greke te cilat u përpoqën të përfitonin nga vdekja e Pirros për të pushtuar territor në Epir. Agroni dërgoi flotën e vet e cila zmbrapsi dhe shkatërroi forcat greke. Suksesi i arritur në Epir i dha Agronit zemër për të zhvilluar pushtimet në Greqi. Mbas disa fitoresh të shpejta të Flotës, Agroni dërgoi ushtrinë tokësore nën komandën e Skerdilaidit e cila mposhti keqazi forcën më të madhe greke të dërguar kundrejt tyre. Mbas kësaj fitore grekët filluan t’i trembeshin jo vetëm humbjes së kolonive të tyre si ato të Apollonisë dhe Durrësit, të cilat ishin tashmë në duart e Ilirëve, por gjithashtu humbjen përfundimtare të Greqisë. Ata dërguan një seri ankesash drejtuar senatit të Romës, duke u ankuar se Ilirët po kërcënonin tregtinë greko-romake, mirëpo Romakët nuk shfaqën interes për fatin e Greqisë pasi ishin të zënë me luftrat e tyre kundër Kartagjenës.

Ndërkohë lajmi i fitores së madhe arriti Agronin i cili u gëzua aq shumë sa shtroi një banket të madh në të cilin piu aq shumë verë sa mbas tri ditësh vdiq. Vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dytë e njëmbasnjëshme mbas vdekjes së Pirros e cila edhe njëherë paralizoi fuqizimin e rrufeshëm të Ilirëve. Por kjo humbje ishte më e madhe se sa ajo e Pirros pasi Agroni nuk kishte asnjë mashkull i cili mund të merrte frenat e mbretërisë. Pushteti i kaloi automatikisht gruas së tij, mbretëreshës Teuta. Fitoret e njëmbasnjëshme të ushtrisë Ilire vazhduan në Greqi nën Mbretëreshën Teuta e emërtuar mbretëresha e detrave. Flota Ilire paralizoi çdo lëvizje të çdo force që përpiqej të kalonte Adriatikun, tregëtia  greko-romake filloi të paralizohej. Në këto rrethana Romakët, të cilët ishin duke përfunduar kapitullimin e Kartagjenës ndjenë një detyrim të dërgonin një delegacion tek Mbretëresha Ilire për t’i kërkuar asaj të ndalonte piraterinë Ilire ndaj anijeve Romake. Dy konsuj u dërguan në Shkodër me detyrën që të transferonin këtë mesazh. Por Teuta u tregua një diplomate e pazonja për të shmangur një konflikt me Romën e cila ishte gjithashtu një forcë në rritje duke u fuqizuar cdo ditë e më tepër. Qëndrimi i matur i mbretërve të mëparshëm Ilirë të cilët preferuan një Aleancë me Romën, nuk u mor parasysh nga Teuta, e cila ishte e fryrë nga fitoret e njëpasnjëshme, fitore të cilat ishin merita e mbretit të vdekur Agron. Por Agroni nuk mund të ngrihej nga varri për të kërkuar llogari. Konsujt Romakë kërkuan prej Teutës vetëm që ajo të ndalonte piraterinë Ilire ndaj anijeve romake. Kjo në cdo rrethanë ishte një kërkesë e arsyeshme. Teuta pa fshehuar ironinë u përgjigj se ajo do të bënte cmos të ndalonte flotën perandorake që të plackiste anijet romake, por ajo nuk kishte mundësi që t’i jepte fund traditës pirate të Ilirëve. Kjo përgjigje shkaktoi një nervozizëm nga ana e romakëve të cilët premtuan se Mbretët Ilirë do të mësonin që të përmirësonin mardhëniet me shtetasit e tyre. Mbas kësaj përgjigje Teuta dhe oborrtarët e saj fyen dhe nxorrën jashtë konsujt romakë. Ky gabim fatal diplomatik i Tutës u përforcua nga dërgimi i saj i dy anijeve të cilat interceptuan anijet e konsujve Romakë duke i mbytur ato dhe duke vrarë të gjithë romakët. Mbas këtij veprimi Senati Romak unanimisht deklaroi luftë kundrejt Perandorisë Ilire. Megjithëqë deri këtu sjellja e Teutes mund të admirohej disi duke u cilësuar si një shprehje krenarie, sjellja e saj e mëpasme nuk mund të vlerësohet në asnjë pikëpamje. Mbasi Roma dërgoi flotën e saj drejt e në Durres, Teuta nuk morri asnjë masë për t’u përgatitur dhe për të përballuar sulmin romak. Përkundrazi, sapo mësoi për ardhjen e Romakëve, ajo menjëherë braktisi Shkodrën dhe u fsheh në mbreterinë fqinje Dardane sëbashku me motrën e saj Triteuta.

Romakët arritën një fitore të lehtë. Natyrisht kur ushtria mësoi për arratisjen e Teutës, ata u dekrajuan dhe u shpërndanë duke i lënë legjioneve romake një portë të hapur për pushtimin e Ilirisë. Romakët nuk depërtuan në Iliri, por vetëm morën nën kontroll portet e Durrësit dhe Apollonisë. Mirëpo forcat romake tashmë kish marrë erë fitimit që mund t;i sillte pushtimi i Ilirisë vecanërisht kur ky pushtim doli kaq i thjeshtë. Më vonë Romakët do të ktheheshin në Iliri kësaj rradhe për ta pushtuar krejt mbretërinë ilire. Nën komandën e një mbreti renegat Maqedonas të quajtur Dhimitër, Ilirët do t’i kundërviheshin Romës përsëri, kësaj rradhe të përgatitur. Por mediokriteti i këtij komandanti nuk mund të krahesohej me mbretët fatkeqë Ilirë, Agron dhe Pirro. Mbas një lufte të gjatë romakët pushtuan Mbretërine Ilire duke marrë Shkodrën. Por ata u gabuan rënde kur menduan se Ilirët do të pushtoheshin kollaj, qëndresa do të vazhdonte deri në shekullin e IX, pas Erës së Re. Nën komandën e rrebelit Bato, Peonët, fisi më luftarak ilir i cili banonte në territorin e sotshëm të Malit të Zi, do ta conin Romën në buzë të shkatërrimit.

Please follow and like us: