Binak Kelmendi: VIA EGNATIA
Rrugë e Gëjatë a s’i trembe Ilirët
Udhë të Gjatë moren ata
Pa peshk pa kripë pa guaca
Pa plaçkë deti
Për të ardhur te Shqiptarët.
Agron e Teutë lembëpërmbysur
Genci tërhequr zvarrë pas qerres Romë
Me barrën shqiptare që vinte amorfe çorganizueshëm
Për të shtruar kalldërmin serpentinës mbi gjokse
Qëndrim në vend për të mbajtur drejtpeshimin fizik
Kujtesëharruar.
Memorial memories së Alzheimit
Via Egnatia
Udhë e G’jat
Rrugë e Gjatë.
Pa hane
Me hone.
Please follow and like us: