Albspirit

Media/News/Publishing

Botuesi i gazetës “Illyria” vizitoi Kolegjin AAB në Prishtinë

Prishtinë, 20 shkurt 2023 – Botuesi i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami, së bashku me drejtuesin e Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik të Medvegjës, Bujanovcit e Preshevës, Muharrem Saliu, u mirëpritën të hënën në Kolegjin “AAB” në Prishtinë.

Kryetari i Bordit Drejtues të Kolegjit, Lulzim Tafa, shprehu kënaqësinë për vizitën e dy figurave të respektuara të botës shqiptare, si aktivistë e kontribues të mëdhenj për çështjen shqiptare dhe si biznesmenë shumë të suksesshëm – i pari në Amerikës, kurse i dyti në Itali dhe në Kosovën Lindore.

Tafa e vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të zotit Bajrami për çështjen e Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi. Ai tha se z. Bajrami – si gazetar, shef i seksionit shqip të Zërit të Amerikës dhe botues i gazetës “Illyria” – ka bërë një punë të shkëlqyeshme në afirmimin e kauzave shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tafa theksoi se z. Bajrami, në librin e tij “Shqiptarët e Amerikës”, është botimi më i plotë dhe më gjithëpërfshirës për komunitetin shqiptar në Amerikë. Ky libër, të cilin shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, e ka cilësuar “libri i madh”, është një kontribut shumë i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, duke qenë se sjell dokumente arkivore, fotografi dhe informacione për historinë e komunitetit shqiptar në Kontinentin e Ri, që prej ngulitjes së tij e deri në ditët e sotme.

Libri “Shqiptarët e Amerikës”, përmes historive të veçanta të personazheve të tij, shpjegon arsyet e migrimit të shqiptarëve në Amerikë, vuajtjet dhe peripecitë e tyre në atdheun e dytë dhe, sidomos, preokupimet e tyre me çështjen kombëtare.

Tafa e vlerësoi kontributin shumë të madh të Vehbi Vajramit në vendosjen e urave të komunikimit dhe të miqësisë së liderëve shtetërorë e politikë shqiptarë me kongresmenë e senatorë amerikanë, si edhe me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit e të administratës së Shteteve të Bashkuara.

Mysafirët, Bajrami e Salihu, të shoqëruar nga nikoqirët Ilir Tafa e Flamur Gashi, bënë një vizitë në auditorët, laboratorët, bibliotekat dhe kabinetet e shumta të kolegjit “AAB”, icili është institucioni më i madh privat i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Please follow and like us: