Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Dëshpërimi i thellë hap hendek edhe më të thellë dhimbjesh

 

“Kësaj i thonë jetë. Në këtë jetë nuk ka njeri pa brenga dhe nuk ka jetë pa sfida”, Dr. Vlora Obertinca.

“Të jetuarit në një shoqëri, kudo në botë, ka rregulla dhe kufizime, se çka bën dhe çka nuk bën për të rrëfyer nga jeta jonë, meqë mund të paragjykohemi dhe të etiketohemi nga shoqëria. Kjo mund të na dëmtojë autoritetin tonë dhe familjet tona. Po çka është autoriteti, përveçse një dozë e tepruar e Egos, prapa të cilës fshihen dhimbjet dhe vuajtjet e njerëzve, për të mos mundur të shprehin lirshëm atë që kanë në shpirt dhe në zemër.

Ky është sekreti brenda katër mureve, që e dimë vetëm ne dhe nuk duhet t’i tregohet askujt, edhe nëse tregimi ynë do të mund ta ndihmonte apo ta shpëtonte tjetrin.

E dhimbshme kjo, kur realiteti brenda për brenda këtyre njerëzve ‘të lumtur me jetë të përsosur’, flet për një barrë të rëndë që bartin dhe nuk mund ta shprehin, ngase nuk mund të shprehen për atë që i mundon dhe nuk dinë as mënyrën se si ta zbrazin këtë oqean të pafund dhimbjesh shpirtërore, si rrjedhim dëshpërimi i thellë hap hendek edhe më të thellë dhimbjesh, që i përcjellin hap pas hapi deri në amshim”.

Fragment nga libri “Vera e shpirtit” të autores Vlora Obertinca.

Please follow and like us: