Ethem Ruka: MARTESA KURORËZOHET NË QIELL DHE KONSUMOHET NË TOKË
Jeta bashkëshortore farkëtohet në qiell, por jetohet në tokë. Intimiteti dhe dashuri romatike është aq e fortë sa që përemrat vetorë “Unë” dhe “Ti” humbasin kuptimin dhe shndërrohen vetëm në “Ne”.
Egjptiantë qysh prej gjashtë mijë vitesh më parë besonin se te gishti i katërt i dorës së majtë kishte një enë gjaku që e quanin “vena e dashurisë” e cila përfundonte drejtpërdrejtë në zemër. Ndaj dhe unaza vendosej në gishtin e katërt të dorës së majtë, si një simbol i dashurisë me shpirt e zemër.
Jeta bashkëshortore nuk është gjithmonë një kopsht me lule, ku bashkëshortët i thurin çdo ditë kurora njeri-tjetrin. Vitet kalojnë dhe marrëdhënia bashkëshortore futet në rrjedhën e jetës së zakonshe. Bashkshortët ende nuk e vënë në diskutim njëri-tjerin dhe nuk dëgjon të thuhet “unë kam të drejtë e ti e ke gabim”, dhe as “unë veprova mirë, e ti veprove keq”.
Vështirë është të thuhet se martesa bashkon dy qenie perfekte. Çdo qenie njerëzore është një univers më vete, ndaj dhe shoqëria njerëzore është e bukur dhe e larmishme. Ekujvalenca e karaktereve, imtelekteve, kulturave, kërkesave ndaj jetës e traditave familiare të bashkëshortëve jo gjithmonë janë gjysma plotësisht të përputshme mes tyre.
Vitete ecin dhe bashkëshortët shpalosin pikat e forta e të dobëta të tyre dhe zënkat e diskutimet bëhen më të zakonshme. Është ekzaktësisht ajo që ka gdhendur në vargje im vëlla, Petriti, në poezinë e tij të famshme “Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë”, nga e cila po shkëpus vetëm disa vargjeve, ku secili mund të gjejë veten:
……………………………………………..
Grua, ma ke nxire jetën dhe jetën ta kam nxirë,
jemi sharë ne dritë dhe jemi puthur ne errësire,
kemi vendosur te ndahemi dhe kemi thënë: epo mirë,
dhe prapë jemi puthur, ashtu si për lamtumirë.
………………………………………………
Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,
Po ja që s’bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!
Poetët janë speleologët e skutave më të fshehta të shpirtrave njerëzor. Pikërisht aty ata gjejnë lëndën e parë të cilën e shndërrojnë mjeshtërisht në art për të tjerët.
Jeta në një lidhje bashkëshorte nuk është ajo që shohim në fotot e çifteve buzë detit, as para makinave luksoze, as në vendet ekzotike dhe as ajo që glorifikohe rëndomtë në intervista gazetash e rrjete televizive.
E vëteta është se kjo marrëdhënie mbulohet me një tis të hollë përtejt të cilit nuk mund të shikojmë. Ajo është herë diell e herë-herë shi, herë aromë trendafili e herë gjemba që lëndojnë, herë dashuri e herë xhelozi…
Nuk di ku e kam lexuar, por një i mënçur ka thënë se gjithë të martuarit janë brenda një rrethi, ndërsa të pa martuarit jashtë tij. “Ata që janë jashtë duan të futen brenda, ndërsa ata që janë brenda duan të dalin jashtë”. Duket si humor, por në fakt nuk është i tillë.
Thonë se Xanthipi, bashkëshortja e filozofit të madh të lashtësisë, Sokratit, rrëmbehej më shumë se duhet. Njëherë ajo u nxeh aq shumë, sa që pas një lumi fjalësh arriti t’i hidhite Sokratit një tas me ujë. Filozofi reagoi qetësisht duke thënë: “S’ke ç’bën, gjithmonë mbas bubullimave fillon shiu” dhe e kaloi gjithë këtë ndodhi thjesht me një shaka filizofike. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse Sokrati më von do shkruante me humor tepër të hollë: “Martohu me çdo kusht! Nëse do tu qëllojë një bashkëshorte e mirë do bëheni i lumtur, por nese merri një bashkëshorte të keqe do bëheni filozof”.
Vietet ecin dhe marrëdhëniet bashkëshortore që i rezistojnë kohës përsëri bien në qetësi. Jeta vazhdon përsëri me respekt, tolerancë e dhimbshuri për njëri-tjetrin. Premtimet që bashkëshortët i kanë bërë njëri-tjetrit kur kanë shkëmbyer unazat para altarit të shenjtë shkojnë deri në fund. E kjo është një gjë më se sublime.
Të shkruash për tema të tilla është e sigurt që mund të biesh në grackën e një rrebeshi kritikash të pamëshirshme. Por edhe nëse unë do të doja, nuk do të isha i duhuri. Të mbash dhe të rritësh një familje me dinjitet është një ndërmarrje jo e lehtë. Familja është strehëza e shenjtë ku prehim shpirtin dhe marrim bekimin për jetën tonë të përditshme.
Familja për brezin tonë ka qenë dhe mbetet e shenjtë. Ajo ka nevojë për ushqim të përditshëm. Ka ikur koha kur burri kujdesej për punët jashtë shtëpisë, ndërsa gruaja për ato brenda saj. Si gjithçka që evoluon, evoluan edhe familja. Vetëm brenda një jete mund të konstatosh si ndryshojnë pa kuptuar konceptet për jetën bashkëshortore dhe vet familjen.
Sot lidhja bashkëshortore për një sërë arsyesh është tronditur. Jo rrallë dashuria, që qendron në themel të marrëdhënies bashkëshortore, është zëvendësuar nga sentimente të çastit dhe interesa ekonomike. Bashkëjetesa po bëhet gjithmnë e më e zakonshme.
E me gjithë tronditjen, familja dhe jeta bashkëshortore ende vazhdon të luaj rol thelbësor për integrimine individit në shoqëri, megjithëse mosha e venies së kurorës është rritur, numri i martesave ështe pakësuar e për pasojë edhe numri i lindjeve.
Divorcet janë shtuar edhe pse mund të konsiderohen nga disa si shenjë emancipimi. Familjet me një prind janë shtuar. Ata që e pësojnë janë fëmijët, që rriten të traumatizuar dhe të tillë mbeten gjithë jetën. Nuk ka asnjë logjikë normale që mund të justifikojë dramën e tyre. Ndaj me të drejtë thuhet se jeta bashkëshortore fillimin e ka në qiell dhe vazhdimësinë në tokën e ashpër.
Please follow and like us: