Odise Kote: Shteg i panjohur nga vjen ti…
Pranvera erdhi kockē e lēkurë, por tërfili mbijetoi.
Shtegu i panjohur nga vjen ti,
është përmbytur dhe gropat janë plot.
Gjethet shpērthyen skiç mbi shkëmbinj dhe iluzione
sikur donin të jepnin shpresë.
Ti kurrë s’i ke dashur kafazët,
trembesh se humbet në natyrën e egër,
pasi tek mirësia mban fshehur sekretet e dijes.
Trumcakët pse tremben të hyjnë në oborr?
Rrezet e ftohta varen degësh duke krijuar mishmash dritë – hijesh,
vetëflijime sublime qē frikēn s’e shporrin plotësisht.
I habitur me të zakonshmen e gjërave,
në qytetthin që e ka braktisur fati,
thonjtë e qenit gëricin të hapin derën e mbyllur tē verandës.
Ti ke ende një shpresë që të tjerët nuk e kanë,
Ndërsa një skifter që vjen rrotull,
përdor renë e qiellit si çadër dielli…