Albspirit

Media/News/Publishing

Sitkij Jahja: Pirro i Epirit

 

Pirro (296-272 para Krishtit… Pirroja ishte ndoshta sundimtari më i shquar i Epirit. Ai, si pasardhës i largët i Akilit, ishte biri i Akidit. Kushëriri i Aleksandrit të Molosisë, që sundoi Molosët e Janinës. Fatkeqësisht Akidi u ngatërrua në grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhojë, në fillim humbi mbretërinë e pastaj edhe jetën në vitin 313 para Kr. I biri tij, Pirroja në atë kohë vetëm 6 vjec, u shpëtua nga Glauku, princi i fisit Ilir të Taulantëve. Në moshë të re ai hipi në fron për një kohë të shkurtër, por u rrëzua prej tij dhe filloi karrierën ushtarake me Antigonin e Maqedonisë, komandantin veteran që kishte shërbyer me Aleksandrin e Madh. Në njërën nga betejat ai u kap rob dhe u dërgua si peng në Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha për grua të bijën dhe në vitin 296 para Kr. e vuri përsëri në fronin e mbretërisë së tij. Pirro gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë e tij në betejë. Epirotët e quanin “Shqiponjë”. Sipas një tradite shqiptare pretendohet se emri “Shqiptare” (Bij të Shqipes) e ka origjinën nga thënie e Pirros. Kur dikush lëvdonte zhdërvjelltësinë e lëvizjes së trupave të tij, ai i përgjigjet me krenari se një gjë të tillë ishte normale, pasi ushtarët e tij ishin “Bijtë e Shqipes”, që u shëmbëllenin fluturimeve të madhërishme të mbretit të shpendëve. Sipas një versioni tjetër, disi të ndryshëm, kur trupat e tij thurnin lëvdata sulmeve të tij të guxishme e të shpejta dhe e quanin “Shqiponjë” ai iu përgjigjej se ata ishin ‘Flatrat e tij’, që bënin të mundur fluturimin e shpejtë të shqiponjës. Thuhet se kjo çoi në adoptimin e këtij emri, të cilin populli shqiptar e përdor edhe sot e kësaj dite. Pra jo “ALBANE”, po “Bij të Shqipes”.

Pikërisht në këtë kohë kolonitë e Korfuzit e të ishujve të tjerë në detin Jon nisën ta thërrisnin fqinjin e tyre në kontinent “Epir” (tokë në kontinent), për të dalluar atë nga banesa e tyre ishullore. Gradualisht historianët grekë e nxorrën jashtë perdorimi termin “Molosia” dhe zunë të përdornin emërtime të tilla si “Mbretëria e Epirit” ose “Pirro i Epirit”. Sidoqoftë, ky ndryshim emri nuk ndikoi në karakterin Pellazg apo Shqiptar të asaj krahine. Epiri u shtri në jug deri në gjirin e Ambrakisë (Artës). Në fakt, gjeografi grek Straboni, shkruante se “për arkananiasit, që janë grekë, kurse në të majtën ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, që janë Epirote”. Pra Straboni bënte dallimin midis epirotëve dhe grekëve. Ambrakia dikur kishte qenë një qytet i lulëzuar, mirëpo tani ishte rrënuar. Pirroja e zbukuroi atë më shumë se cdo njeri tjetër dhe e bëri rezidencën e tij mbretërore. Pirroja njihej nga të gjithë si një princ i madh dhe i mirë. Ai zgjeroi territorin e vet duke nisur me ishullin e Korfuzit dhe krahinat të Maqedonisë. Në atë atmosferë ku mbizotëronte lufta e vazhdueshme për pushtet midis princëve krahinorë dhe me ata kufij shumë të luhatshëm, që përcaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshëm dhe i përjetshëm. Thuhet se gjatë një beteje me faresisin e vet maqedon, ushtarëve maqedonas u bëri aq shumë përshtypje shembëllimi i Pirros me Aleksandrin e Madh, saqë braktisën mbretin e tyre dhe u bashkuan me të. Dhe vërtet, kur maqedonët e rrëzuan nga froni mbretin e tyre Demetrin, ata e ftuan Pirron që të sundonte edhe mbi Maqedoninë. Mirëpo, brenda shtatë muajve ai e kuptoi se maqedonët krenarë do të preferonin më mirë një sundimtar maqedonas më të keq, sesa një të mirë jomaqedonas. Prandaj hoqi dorë vullnetarisht nga froni në vitin 287 para Kr. Pirroja ëndërronte të ngrinte një perandori në perëndim, të ngjashme me atë të propozuar 40 vjet më parë nga kushëriri i atit të tij, Aleksandër Molosi. Roma, që tradicionalisht konsiderohet e themeluar në vitin 753 p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet më i fuqishëm në Itali dhe më pas kishte bashkuar grupet e ndryshme në një konfederatë nën udhëheqjen romake. Si rrjedhojë, ajo ishte bërë gati një republikë e bashkuar dhe mjaft e fuqishme. Pushtimi i galëve apo i keltëve vërshoi nga Veriu rreth vitit 400 para Kr., duke e shkatërruar Romën pjesërisht me anë të një zjarri në vitin 390 para Kr. dhe duke dominuar një pjesë të madhe të Italisë për një farë kohe. Luftrat samnitë e viteve 326-312 para Kr. dhe 299-291 para Kr. sapo kishin përfunduar kur Pirroja nisi të hidhte një sy nga Perëndimi i frymëzuar ndoshta nga ura portative që kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet më parë. Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari që konceptoi një urë të ngjashme përmes Adriatikut në pikën e tij më të ngushtë, në ngushticën e Otrantos. Rasti i volitshëm erdhi në vitin 282 para Kr. Qyteti i pasur tregtar i Tarentit (Taranto) në jug të Italisë, një koloni spartane, e kishte halë në sy flotën romake në portin e vet (gjë që binte në kundërshtim me marrëveshjen) dhe i kërkoi ndihmë Pirros. Pa pritur që të zgjidhte problemet inxhinierike të urës, ai shfrytëzoi metodën konvencionale, duke kaluar me anije përmes Adriatikut rreth 25.000 trupa. Përvec 3000 kalorës, ai mori dhe 19 elefantë lufte, kafshë gjigande të cilat italianët i shihnin për herë të parë. Kur panë ushtrinë romake që afrohej Tarentit ia dhanë Pirros komandën supreme të forcave antiromake, duke preferuar që më mirë t’i nënshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakëve Barbarë. Në fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit, duke i kërkuar që të vepronte si arbitër midis Romës dhe Tarentit. Mirëpo konsulli ia preu shkurt duke i thënë që të shihte punët e veta e të kthehej në Epir. Kur prapavija romake kapi një spiun epirot, Levini i tregojë atij legjionit gjatë një loje stërvitore dhe pastaj e lëshoi që t’i thoshte Pirros se, nëse e brente kureshtja për ushtarët dhe taktikat romake, duhej të shkonte e t’i shihte më sytë e vet.

Në betejën që u zhvillua më pas në Heraklea, afër Tarentit (280 para Kr.) Pirroja u ndesh me një ushtri romake dy herë më të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. Mirëpo ai humbi aq shumë oficerë dhe ushtarë, saqë thirri: “Edhe një betejë tjetër si kjo dhe më duhet të kthehem vetëm në Epir”. Prej këtej lindi edhe shprehja “Fitore si e Pirros’. Ky ishte kontakti i parë ushtarak i Romës me botën greke në lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar për paqen dhe lirinë e bashkësive greke në Itali, Pirro dërgoi në Romë ministrin e tij më të zot në artin e oratorisë, Linean, kujtesa fenomenale e këtij të dërguari e habiti Plinin, pasi ai “kishte fiksuar emrat e senatorëve dhe të kalorësve romakë vetëm një ditë mbërritje në Romë”. Por Roma nuk pranoi të hynte në bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Në pamundësi që ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht që të kalonte dimrin në Jug. Gjatë rrugës, lëshoi robërit romakë të veshur e të mbathur dhe me para, duke u thënë që të ndërmjetësonin për paqen në emër të tij. Ndërkohë, Kartagjena pranoi t’i vinte në ndihmë Romës me një aleancë ushtarake, duke shpresuar që të zgjeronte zotërimet e saj në Sicili. Kjo e alarmoi shumë koloninë greke të Sirakuzës, e cila iu lut Pirros për ndihmë ushtarake kundër Kartagjenës. Pirroja nuk priti që t’i thoshnin 2 herë. Ai u hodh në Sicili në vitin 278 para Kr. dhe me strategjinë e tij të shkëlqyer arriti t’ua rimerrte kartagjenasve pjesën më të madhe të ishullit. Fatkeqësisht ai u përpoq të sundonte mbi këta grekë liridashës po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi Egjiptin, prandaj grekët nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhën poshtë ofertën e tij që të bëhej mbreti i tyre: disa prej tyre preferonin më mirë Kartagjenën sesa regjimin ushtarak. Dionisi i Halikarnasit, që duhe të jetë ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romak ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll në mënyrë arrogante e tiranike, ashtu si shtypësit e tyre italianë, duke konfiskuar pasuritë dhe duke shpërndarë ofiqe të larta për miqtë e kapitenët e tij. Ai internoi, e madje ekzekutoi njerëz të shquar me akuza të sajuara, cenoi ndjenjat e popullatës duke plackitur thesaret e paruajtura në tempujt e tyre. Kur u tërhoq në drejtim të Tarentit, erërat e tërbuara shkatërruan disa nga anijet e tij, midis të cilave edhe ato që bartnin thesarin e popullit. Megjithatë avantazhet e shumta që kishte, Pirroja e humbi betejën tjetër “për shkak të zemërimit të perëndeshës”. Kjo ishte beteja jopërfundimtare e Bevenetos. Pas kësaj, në vitin 275 para Kr. ai u kthye në atdhe, duke lënë pas një garnizon në Tarento, por duke e lënë në Itali në duart e Romakëve. Jo vetëm Epiri, por edhe Greqia dhe gjithë Lindja po bëheshin tashmë të vetëdijshëm për fuqinë e re qe po ngirhej në Perëndim. Edhe Ptolemi i Egjiptit po përpiqej të zgjeronte kufijtë e tij. I pakënaqur me kontrollin e rrugëve detare në Egje, ai nxiti kryengritje në Greqi e Maqedoni. Në fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehtë për të pushtuar Maqedoninë nga perëndimi, por kjo nuk dha ndonjë rezultat të madh. Ndërkohë, ILIRINË nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku, e kishte strehuar që të vogël dhe e kishte ndimuar të hipte në fronin e MOLOSISË që në moshën 12 vjecare. Kështu, ai i drejtoi armët kundër Greqisë. Depërtoi në lindje deri në Argosin e Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivët nuk donin të pranonin brenda mureve të qytetit. Pikërisht aty, në Argosin pellazg, në vitin 272 Para Kr. karriera e tij do merrte fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madh, që e kishte mbyllur karrierën e tij të shkëlqyer në mënyrë aq të lavdishme me turp në muret e Argosit. Në veprën e tij ‘Historia Natyrore’, Plini shkroi për një dukuri shumë të pazakontë që ndodhi në Romë. “Ditën që vdiq Pirroja, kokat e prera të kafshëve të flijuara rrokullisen në tokë, duke lëpirë gjakun e tyre, shenjë kjo jashtzakonisht e mbarë”. Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan, ne rreze te malit te Vezuvit dhe ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit.

Aleksandri (272-?Para Kr.)

Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti qe asnjera nga keto mbreteri te hershme shqiptare nuk kerkoi aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres.

Copezimi (?-168 para Kr.)

Pas Aleksandrit, Epiri u nda msdis nje numri prinash fisnore, te cilet I qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kunder Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar romak e urdheroi gjeneralin e sapoemeruar, Emil Paulin te autorizonte ushtaret e tij qe, si ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes trupat romake shkaterruan 70 qytete epirote, pjesa me e madhe e te cileve i perkiste fisit te molosve dhe kishin si skllever 150.000 banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali. Nje shekull me vone Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpra e plot me male “i gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenoja. Madje edhe Orakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare”. Deshmi te heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000 vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxorren ne drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai…

(Pjese te libri “Populli Shqipetar nga lashtesia deri ne vitin 1912” i Edwin.E.Jacques).

Please follow and like us: