Dr. Vlora Obertinca: Bota e sotme u takon guximtarëve
“Qëndrimi sa më i gjatë në frekuencat pozitive të mendimit, aktivizon ligjin universal të tërheqjes e me të aktivizohet potencial i madh i energjisë që vë në lëvizje realizimin e qëllimeve dhe dëshirave tona”, Dr. Vlora Obertinca.
Një zbulim i ri i neuro shkencëtarëve amerikanë ka vërtetuar se, fëmijët e posalindur deri në moshën 4-vjeçare kanë kapacitet mental për t’u bërë gjeni. Por duke qenë që prindërit dhe rrjeti social i destabilizon fëmijët duke instaluar në trurin e tyre “programe negative” si dyshimi apo frika, që në moshë të hershme bënë që ata ta humbin këtë aftësi të lindur.
Prindër të dashur, gjenerata të reja, inkurajoni dhe jepuni guxim fëmijëve tuaj sa të mundeni në mënyrë që të përmendeni si prindër që keni rritur gjeni dhe jo dështakë e frikacakë sepse kjo botë nuk i takon frikacakëve, por njerëzve të guximshëm.
Ju prindër të ardhshëm, e keni në dorë rritjen dhe edukimin e Ajnshtajnëve të rinj, të cilët mund të bëjnë zbulime epokale në të mirë të jetës, tokës dhe mjedisit ku jetojmë. Andaj mbillni mendime pozitive dhe guxim në fëmijët tuaj.
Kjo sepse aty ku është guximi – aty është ndryshimi, aty ku është guximi – aty është inovacioni, aty ku është guximi – aty është vetëbesimi, aty ku është guximi – aty është suksesi!
Please follow and like us: